Lidhu me ne

Radar

Dyndja e shqiptarëve me gomone në MB, lajm kryesor në mediat britanike. Rama “lan duart” nga çdo përgjegjësi

Dyndja e shqiptarëve me gomone në MB, lajm kryesor në mediat

Shqiptarët që kalojnë me gomone nga France drejt Britanisë së Madhe, janë kthyer në një shqetësim për shkak se ia kanë kaluar për nga numri të gjithë vendeve e tjera, përfshirë edhe atyre që janë në luftë, apo kanë dalë nga lufta. 

Ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka bërë disa deklarata mjaft agresive duke fajësuar autoritetet britanike për problemin dhe duke i akuzuar ata se po nxisin ksenofobi, veçanërisht duke iu referuar deklarimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, e cila tha se vendi po “pushtohet”.

Rama ka ngritur narrativën se shqetësimi britanik vjen si pasojë e dështimit të politikave të tyre për kontrollin e kufijve. 

Megjithatë, shifrat tregojnë se shqiptarët po dynden drejt Britanisë me gomone në shifra të paprecedenta. Vetëm në vitin 2022, rreth 12 mijë emigrantë kaluan kanalin e La Mansh me gomone, për të ardhur drejt Britanisë. Një pjesë e tyre kërkojnë azil, duke pretenduar se u rrezikohet jeta për arsye të ndryshme, duke siguruar kështu qëndrim të përkohshëm, deri në shqyrtimin e aplikimeve të tyre. 

Nëse kryeminstri ka gjetur një “shpjegim” për fajin e britanikëve, ai ende nuk ka shpjeguar përse shqiptarët po zgjedhin të largohen masivisht nga vendi që ai drejton dhe çfarë po i shtyn ata të rrezikojnë jetën në brigjet e Francës e Britanisë. 

Ditën e sotme BBC është fokusuar edhe tek një fenomen tjetër shqetësuar. Bëhet fjalë për bandat shqiptare të drogës, të cilat po shfrytëzojnë kampet e emigrantëve në Francë, si një zonë e volitshme për rekrutimin e anëtarëve, duke ofruar në këmbim pagesën e rrugës së kalimit dhe punë në aktivitetin kriminal, pas mbërritjes në Britani, pra duke i shndërruar nga emigrantë të paligjshëm në anëtarë të bandave kriminale. 

“Bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në veri të Francës si një vend rekrutimi, duke u ofruar pagesën për kalimin në Britani, atyre që janë të gatshëm të punojnë në industrinë e drogës”. 

BBC dhe shumë media të tjera britanike janë fokusuar te emigrimi i paligjshëm i shqiptarëve drejt Britanisë, pas shifrave alarmante, por e kanë shtuar vëmendjen edhe pas përplasjes së Ramës me autoritetet. 

Është një turp për civilizimin tonë, të dëgjosh fjalë të çmendura që hidhen në ajër si normalitet. “Pushtimi” ishte kulmi.  Nuk ka lidhje me një person, por me një klimë që është krijuar, gjetja e deleve të zeza dhe fajësimi i të tjerëve edhe kur është shumë e qartë se edhe nga Tirana, që nuk është afër Londrës, që bëhet fjalë për politika të dështuara, jo për shqiptarët, alienët apo gangsterët.  Kjo gjuhë nuk vjen për mirë. Kjo gjuhë nuk është program apo politikë, i hedh benzinë ksenofobisë dhe targeton komunitetet, duke dalë jashtë traditës britanike për integrimin e minoriteteve. 
Britania ka qenë model për këtë, tani po kthehet në çmendinë!“, deklaroi Rama gjatë një intervsite për BBC. 

Largimi i shqiptarëve në fakt nuk ndodh vetëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, por fokusi i kohëve të fundit është në këtë vend, për shkak të rritjes shumë të lartë të personave që kalojnë me gomone dhe mediatizimit të çështjes. 

Megjithatë, që prej vitit 2008, sipas Eurostat, rreth 700 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE, shifër kjo mjaft e lartë e cila nuk përfshin shtetet e tjera jashtë BE. 

Kjo shpjegon se Shqipëria ka një problem serioz të shpopullimit dhe faji për këtë duhet kërkuar te mënyra se si qeveriset vendi dhe jo te politikanët britanikë. 

Qeveria shqiptare nuk e ka pranuar asnjëherë se vendi ka një problem serioz me shpopullimin, por kryeministri Rama e ka quajtur largimin e shqiptarëve si fenomen normal që ndodh në çdo vend të botës. 

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook