Lidhu me ne

Mix

Mos ki frikë nga seksi anal, mëso rreth tij! (pjesa1)

anallls
Nga Zhaklin Lekatari
Mbas shumë pyetjesh, kërkesash e mesazhesh vendosa të shkruaj për seksin anal, që me sa duket shumë prej jush janë kurioz të provojnë, eksperimentojnë apo shijojnë. Kjo guidë do të jetë shumë e hollësishme dhe e ndarë në tre pjesë.
Shumë çifte preferojnë të pijnë djersë dhie përditë dhe mos të kryejnë seks anal, disa të tjera e praktikojnë shpesh, ndërsa disa të tjera e praktikojnë më rrallë sepse i bën të ndihen mirë. Sido që të jetë, gra, burra, hetero dhe gay kanë kënaqësi gjatë penetrimit anal. Pra, pak rëndësi ka nëse je gay, hetero ose aty në mes, sepse shanset për të provuar apo menduar për ndonjë marrëdhënie anale janë njësoj. Ki parasysh që në tabu.al askush nuk ka interes të dijë nëse praktikoni apo jo seks anal, por padyshim që na intereson që të ndiqni këshillat dhe të shijoni sa më shumë aktin.

Pse njerëzit bëjnë seks anal ? Disa gra bëjnë seks anal sepse duan të jenë ende të virgjëra. Disa burra ofrojnë seks anal sepse është mënyra e vetme për të ecur në karrierë. Por, arsyeja kryesore se pse njerëzit bëjnë seks anal është sepse ju pëlqen. Shpeshherë, shoqëria mendon që gratë bëjnë seks anal sepse duan të kënaqin partnerin. Personalisht mendoj që gratë bëjnë seks anal se ju pëlqen. Përpos faktit që anusi është pjesa më e pasur me nerva në gjithë trupin, gjatë një raporti, muri që ndan vaginën dhe anusin, fryhet dhe stimulohet. Ky mur i dërgon trurit receptorët e njëjtë që dërgohen gjatë një orgazmë vaginale. Si rezultat, shumë gra ndjejnë kënaqësi gjatë penetrimit anal sidomos te muri ndarës, ndëkohë që disa të tjerë kërkojnë stimul në klitoris gjatë penetrimit anal. Kjo bën sens duke parë që stimulimi anal mund të intensifikojë senjalet e orgazmës duke i dhënë një tjetër stimul nervit pelvik.

Kur flasim për burrat situata është e ngjashme. Dikush ndjen kënaqësi me ndonje masazh, dikush me një gisht në prostatë ndërsa të tjerë me penetrim apo masazh. Zakonisht për burrat është e rëndësishme që stimulimi i anusit të bëhet bashkë me penisin, sepse është e mundur që stimulimi i anusit të zgjerojë apo amplifikojë kënaqësinë në gjenitale. Një arsye tjetër se pse njerëzit bëjnë seks anal është për të evituar ndonjë shtatzani të padëshiruar, sidomos në vënde shume religjioze ( Kosova shumë pranë nesh ) .

Kur nëna natyrë krijoi trupin e femrës, krijoi dhe vaginën në mënyrë të tillë që të lubrifikohet, zgjerohet dhe fryhet gjatë aktit seksual. Kur natyra krijoi anusin, e krijoi për jashtëqitje për këtë arsye anusi nuk lubrifikohet, apo fryhet si vagina, ndonëse penetrimi është i mundur te të dyja. Një tjetër diferencë që krijoi nëna natyrë është vendosja e disa muskujve në rektum ( zorra e trashë) ose anus të cilët lejojnë më me lehtësi daljen se sa hyrjen e objekteve. Muskujt anal janë disa nga muskujt më të rëndësishëm në trupin e njeriut, nëse dëshiron të jetosh midis qënieve humane kuptohet. Çelësi i një marrëdhënie anale pa dhimbje është padyshim, stërvitja e muskujve anal, të cilët duhet të mësohen të hapen më shumë për objekte që hynë së sa për objekte që dalin. Nje pjesë e ketyre muskujve janë nën kontrollin e nënvetëdije e cila na lejon të mos bëjmë kakën kudo psh. Pjesa tjetër e ketyre muskujve, janë automatikë dhe pikërisht këta janë muskujt që duhen stërvitur dhe duhen mësuar të qëtësohen atëherë kur ne e japim kontrollin. Stay tuned.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook