Lidhu me ne

Mix

Burri perfekt ekziston dhe është ky!

Burri perfekt ekziston dhe është ky!

A ekziston njeriu perfekt? Po burri perfekt? Disa ekspertë kanë identifikuar 9 cilësi që do ta bënin të tillë. A jeni dakord për të gjitha? Hidhini si fillim një sy.

1 – Është inteligjent

Një studim nga Shkolla Ekonomike Hanken në Finlandë sugjeron se sa më i zgjuar të jetë një mashkull, aq më besnik do të jetë. Sipas hulumtimeve, meshkujt më të zgjuar kanë më shumë gjasa të martohen dhe të qëndrojnë të martuar.

2 – Të bën të qeshësh

Një tjetër studim tregoi se meshkujt kanë më shumë gjasa të jenë ‘të suksesshëm në lidhje’ nëse mund ta bëjnë partnerin të qeshë.

3 – Mbështesin karrierën tuaj

Një burrë që tregon se e mbështet partneren e tij të jetës, ka një avantazh. Meshkujt e këtij lloji, në fakt, nuk do të përpiqen kurrë t’ju ‘këpusin krahët’ dhe të presin që ju të mendoni për familjen. Ai do të jetë plotësisht i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është përmbushja personale për ju dhe do të bëjë gjithçka që të mund të realizoni ëndrrat tuaja. Sepse disa meshkuj nuk pranojnë që partnerja e tyre fiton më shumë se ata.

4 – Pranon të takojë miqtë dhe familjen tuaj

Jo rrallëherë është femra ajo që përfundon në shoqërinë e partnerit të saj dhe rrallëherë ndodh e kundërta. “Mashkulli perfekt” do ta dijë se sa të rëndësishëm janë miqtë dhe familja juaj për ju dhe nuk do të ngurrojë të bëhet pjesë aktive e jetës suaj, edhe nëse kjo do të thotë se do t’i duhet të durojë një numër të pafund dreka dhe darkash familjare. . !

5 – Ka inteligjencë emocionale

Shpesh janë gratë ato që duan të flasin për ndjenjat e tyre me partnerin, por një burrë me inteligjencë emocionale do të jetë në gjendje të flasë për to në mënyrë aktive dhe t’ju kuptojë në mënyrë të përsosur.

6 – Respekton mendimet tuaja

Mashkulli ‘perfekt’ nuk do t’ju imponojë kurrë mendimet e tij dhe mënyrën e tij të të parit të jetës. Në fakt, ai është mendjehapur dhe gjithmonë i disponueshëm për përballje të moderuar.

7 – Ai dëshiron të angazhohet më tej në lidhje

Nëse ai tenton të flasë shpesh për të ardhmen tuaj së bashku (pa ushtruar presion mbi ju) dhe të marrë përgjegjësitë e tij, atëherë ai është njeriu i duhur!

8 – Feston sukseset tuaja

Një burrë që ju do vërtet do të jetë gjithmonë i kënaqur t’ju shohë të lumtur dhe të përmbushur. Si nga aspekti profesional ashtu edhe personal. Çdo sukses juaj është edhe i tij!

Hulumtimi i botuar në ‘The Journal of Personality and Social Psychology’ zbuloi se çiftet që mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin janë më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre.

9 – Keni të njëjtat vlera

E shikoni jetën me të njëjtin sy dhe i vendosni vetes synime të ngjashme. Sa më të ngjashëm të jenë personalitetet tuaja, aq më lehtë është për ju që të kaloni mirë për një kohë të gjatë. Kjo përkthehet qartë në një kënaqësi më të madhe nga pikëpamja sentimentale.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook