Lidhu me ne

Radar

“Primaret” në PD, Berisha: Sot e bëmë PD-në forcën politike më të fuqishme në Shqipëri

“Primaret” në PD, Berisha: Sot e bëmë PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se “Primaret” e zhvilluara sot në PD, as që krahasohen me modelin e Partisë Socialiste, që sipas tij vepron njësoj si ligji i mafies.

Pas përfundimit të votimit në “Primare” dhe përfundimit të numërimit të votave në disa qytete, Berisha i bëri këto komente në një dalje për mediat. Berisha tha po ashtu se PD do të hyjë në zgjedhjet lokale më ballëlartë se kurrë më parë dhe sipas tij rruga e vetme për demokracinë është vota e lirë.

“Që të gjitha papërjashtim, si vullnet i mirë i kandidatëve, apo propozimeve të Partisë Demokratike. Imagjinoni që këtë proces transparent para mediave dhe mbarë shqiptarëve, ta krahasosh me skutat mafioze të partisë tjetër, që njëlloj si në ligjin e mafies, nuk pipëtin asgjë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë ide se çfarë ndodh brenda atij bodrumi. Vetëm klithmat e kreut të asaj force politike. E rrëzikshme për të ardhmen e vendit. Kjo procedurë e PD-së, këto primare, ju rikujtojmë shqiptarëve se rruga e vetme është vota e lirë. S’ka demokraci pa votën e lirë.

Ne shkojmë në këto zgjedhje më ballëhapur se asnjëherë parë shqiptarëve. Ne nuk fshehëm gjë. Ne shpallëm publikisht ata që garuan dhe sot numërohen votat në mbarë vendin. Shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë. Nuk pretendoja të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për diçka të tillë. Eksperienca e këtij procesi pasuron Partinë Demokratike. “Primaret” janë rruga e vetme për të hapur PD-në si forca politike e të ardhmes”, u shpreh kreu i PD-së.

MË TEPËR

Kioske14 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar14 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore15 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix15 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix15 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar15 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix15 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix15 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix15 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook