Lidhu me ne

Mix

10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe. Toyota Sequoia kryeson klasifikimin

Makinat e reja janë gjithnjë e më të kushtueshme. Por janë edhe më të qëndrueshme se më parë, gjë që do të thotë se blerësit kanë më shumë mundësi të marrin vlerën e parave të tyre.

Ndërkohë që çmimi mesatar i transaksionit për makinat e reja në SHBA ka arritur një shifër të vlerësuar në 45.872 dollarë në nëntor – më e larta e regjistruar ndonjëherë – sipas një parashikimi të përbashkët të J.D. Power dhe LMC Automotive – edhe mosha mesatare e makinave në qarkullim ka arritur rekordin historik 12.2 vite në vitin 2022, sipas një raporti të IHS Markit.

Një dekadë më parë, mosha mesatare ishte pak më shumë se 11 vjet. Në vitin 2002 ishte 9.6 vjet.

Sipas Will Kaufman, redaktor i lajmeve në Edmunds, përparimet në të gjithë sektorët, nga materialet te teknologjia kanë ndikuar në këtë rezultat “dhe është një gjë e mirë fakti që sot automjetet zotërojnë mënyra më të mira për të paralajmëruar drejtuesit në raste të problemeve të mirëmbajtjes”.

10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe

Ndër modelet me jetëgjatësinë më të madhe, Toyota Sequoia kryeson klasifikimin, me mundësinë për të përshkuar rreth 300,000 milje, ndjekur nga Land Cruiser, sipas një studimi të fundit të iSeeCars, i cili ka analizuar më shumë se 2 milionë automjete në 20 vitet e fundit, për të parë se cilat automjete mund të jetojnë më gjatë.

Në përgjithësi, SUV-ët dhe kamionët janë llojet më të zakonshme të automjeteve që renditen në top 10, ndërsa makinat e pasagjerëve më efikase nga pikëpamja e konsumit, duke përfshirë Prius dhe Avalon, fituan dy vende në klasifikim.

“Blerësit vlerësojnë shumë besueshmërinë e shtëpive automobilistike dhe janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit që reputacioni për besueshmëri – ose jo – mund të ketë në markën e tyre” – deklaroi Kaufman.
Gjashtë nga dhjetë të parët janë SUV, kamionë ose automjete Toyota. Ndër konkurrentët e tjerë në top 5 gjejmë Chevrolet Suburban dhe GMC Yukon, të dyja SUV.

Si rregull i përgjithshëm, pjesa më e madhe e drejtuesve të makinave marrin në konsideratë kuotën 200,000 milje si kufirin maksimal të jetëgjatësisë së një makine, megjithëse disa modele, kanë, në mënyrë të dukshme, potencialin për të udhëtuar shumë më larg.

Sipas IHS Markit, i cili gjurmon regjistrimet e automjeteve në çdo shtet, oferta e kufizuar e automjeteve dhe kamionëve të rinj për shkak të mungesës së chip-ave ka nxitur konsumatorët të përdorin më gjatë automjetet që zotërojnë.

Miliona njerëz që më parë udhëtonin për në punë, kanë përshkuar më pak kilometra me makinat e tyre teksa punonin nga shtëpia, duke zgjatur më tej jetën e automjeteve të tyre.

/ CNBC

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar18 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet18 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix18 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore18 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook