Lidhu me ne

Mix

Pasion, romantizëm dhe aventurë; ja si dashurojnë femra dhe mashkulli Shigjetar

saxhi

Që prej datës 23 nëntor kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, shenjës më aventureske dhe të paparashikueshme të zodiakut, sidomos në dashuri. Doni të dini si sillet një Shigjetar në dashuri? Zbulojeni si më poshtë:

Femra e Shigjetarit në dashuri: Femrës së Shigjetarit nuk i mungon romantizmi, fantazia dhe ndjeshmëria, ashtu si nuk i mungon as xhelozia dhe dëshira për të sunduar. Femra e kësaj shenje është zakonisht besnike ndaj bashkëshortit të saj dhe i respekton mendimet, idealet dhe vendimet e tij në fushën profesionale, por ka nga ata që edhe një dashuriçkë të vogël ia lejojnë vetes, duke e ditur fort mirë se kjo nuk e cënon aspak qëndrueshmërinë e bashkimit të saj martesor. Prej partnerit ajo pret që të tregohet, i vëmendshëm (ndaj saj) ndaj interesave të saj dhe disi gjakftohtë përpara të papriturave, por natyrisht ka pasion dhe zhdërvjelltësi në dashuri, sepse sporti nuk arrin t’i pakësojë energjitë e saj.

Mashkulli i Shigjetarit në dashuri: Duke qenë romantik, i zjarrtë, tip sportiv dhe i ndjeshëm, Shigjetari kërkon t’i përjetojë aventurat e udhëtimit me të dashurën nga e cila kërkon që ta çmojë dhe ta vlerësojë më tepër se për gjithçka tjetër për besnikërinë e tij. Është një mashkull i zjarrtë, që shpërthen sakaq si vetëtima, por dhe mirëkuptues dhe zemërgjerë në dashuri. Megjithatë do të ishte mirë të mos i besohet Shigjetarit kur fal… dhe pse ai bën një farë përpjekje për ta kuptuar më mirë partnerin, nuk është i gatshëm të marrë as mundimin më të vogël për të zgjidhur qoftë edhe një mosmarrëveshje në rast pabesie.


Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (22 nëntor – 1 dhjetor): Janë shumë zemërgjerë në dashuri, madje edhe më shumë bujarë se normalisht.


Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (2 -11 dhjetor):Janë më të vrullshëm dhe më të shpërqendruar në marrëdhëniet shpirtërore. Ata janë zemërbutë, të dashur, por disi të sipërfaqshëm.


Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (12 – 21 dhjetor): Janë shumë konformistë ndaj moralit e zakoneve të kohës, i japin rëndësi mendimeve të të tjerëve, janë shumë të tërhequr, por mjaft të rrëmbyer e xhelozë.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix4 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix4 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar4 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook