Lidhu me ne

Mix

Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me këngën për Ukrainën

Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me këngën për

Grupi britanik i rokut, Pink Floyd bën të ditur se me këngën “Hey Hey Rise Up”, ka mbledhur mbi 450 mijë paund apo rreth 508 mijë euro për Ukrainën. Kjo këngë që doli në muajin prill, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, synonte mbështetjen për popullin ukrainas. Përmes një deklarate, grupi thekson:

“Pink Floyd dëshiron të falënderojë të gjithë ata që mbështetën “Hey Hey Rise Up”. E regjistruar më 30 mars me Andriy Khlyvnyuk-un e grupit ukrainas Boombox, deri më tani kënga ka mbledhur mbi 450 mijë paund, për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e vuajtjeve të popullit ukrainas. Shumës së grumbulluar, anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason i shtuan 50 mijë paund, për të arritur në 500 mijë paund ose afro 564 mijë euro që do të jepen për bamirësi.”

“Hey Hey Rise Up” është e para këngë origjinale e papublikuar në 28 vjet që nga koha e The Division Bell, e vitit 1994. Aty dëgjohet zëri i muzikantit ukrainas Andriy Khlyvnyuk, marrë nga një video e tij që e tregon duke kënduar në sheshin Sofiyskaya në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe që u bë virale në mediat sociale.

“Oh, The Red Viburnum In The Meadow” është një këngë proteste ukrainase folk, e shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që u përhap duke u bërë e njohur në mbarë botën, në vazhdën e protestave për të kundërshtuar agresionin rus të Ukrainës, i cili tashmë vijon prej mëse 10 muajsh.

Titulli i këngës së grupit Pink Floyd, lidhet me fjalinë e fundit të këngës, e që përkthehet si “Hej, Hej, ngrihu dhe gëzohu!”. Në një tjetër zhvillim, në muajin tetor, ish-anëtari i Pink Floyd, Roger Waters u detyrua të anulonte turin e lamtumirës i planifikuar për në prill 2023 në Poloni. Kjo pasi kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me luftën. Madje, për deklaratat e bëra u shpall person “non grata”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook