Lidhu me ne

Mix

Uarda Shahinaj, me blogun e saj Adda’s All, ditari i një vajze të rritur

Rizoto me kungulleshka dhe lulet e tyre

Dikur mund të kenë qenë takimet e gjyshes, mamasë e mbesës në të njëjtën kuzhinë, ku recetat dhe sekretet përcilleshin pa fjalë, nga duart e njërës te sytë e tjetrës. Apo atë bisedat zëlarta të grave të të njëjtit sokak nga një dritare në tjetrën. Ose trokitjet në derë dhe bisedat në prag që mbaronin duke marrë një gotë kos (tani e pashë që më kishte mbaruar) e duke dhënë një recetë keku (po si e bën ti këtë?). Sot janë blogjet. Janë faqet në Facebook, ku dikush poston një foto, një tjetër pyet për recetën, e para përgjigjet, e dyta ia rekomandon me një tag të tretës ta gatuajë…dhe rrethi zgjerohet.

Këtë mund ta dëshmojë Uarda Shahinaj, me blogun e saj Adda’s All, pas të cilit hapi edhe një faqe në Facebook me të njëjtin emër. Dhe nuk ka mbetur vetëm një blog kuzhine, por një hapësirë për të promovuar një stil jete, me shumë dashuri për ushqimin dhe udhëtimet, me erëza dhe ngjyra nga e gjithë bota dhe me kthime të pashmangshme në aromën e shtëpisë, siç edhe quhet kapitulli i fundit i librit të saj të parë.  Ka punuar një vit e gjysmë për të përgatitur “Jeto Dashuro Ushqehu”, e ndihmuar edhe nga e motra më e vogël që e ka shoqëruar dhe mbështetur gjithmonë, që nga eksperimentet mbi furrnelën e sistemuar në një cep në ballkon, në kohën e adoleshencës, e deri te hapja e blogut.

Fillimi, si zakonisht, ishte i thjeshtë. Fotot i bënte me celular. Nuk priste asgjë të madhe në shkëmbim. Ishte e njëjta dëshirë si kur gatuan ca biskota të mira dhe do që t’i provojnë të gjithë që mund të vijnë atë ditë në shtëpi, por e përshtatur me kushtet e virtualitetit. Dhe mikeshat aty nisën të shtoheshin. “Duke u rritur kuptova që kishte ardhur koha të blija një aparat profesional, që pjatat të paraqiteshin po aq bukur sa ishin në realitet. Pas web-it e pashë të arsyeshme të kisha dhe një fanpage në Facebook, ku  kam  shumë mikesha, që shikojnë dhe mbështesin çdo recetë timen, gatuajnë dhe konsultohen për çdo pyetje të paqartë mbi gatimin. Kjo më bën të ndihem e lumtur. Mënyra për t’i falënderuar ishte dedikimi i disa faqeve të librit për fanset më të mira.”

E ka organizuar në dhjetë kapituj kryesorë me ushqime sipas radhës së servirjes dhe e ka plotësuar edhe me ca informacione shtesë mbi pajisjet e kuzhinës. Tek-tuk nëpër faqe gjen edhe foto vendesh që ajo ka vizituar. E njëjta gjë ndodh edhe në blog, ku, prej hapësirës më të bollshme, fotot dhe përshkrimet për vendet që viziton janë më të zgjeruara. Është një botë ku Ada fut gjithë pasionet e saj, “gjithçkaja e Adës”, si një bllok kujtimesh nga ato të fëmijërisë, plot vizatime, figura, foto, përshkrime, një kinkaleri me xhingla që as preken, as shiten, thjesht kundrohen e nga mund të dalësh i frymëzuar, për të bërë një udhëtim, për të gatuar një ëmbëlsirë të mirë, por mbi të gjitha për të ndjekur ëndrrën tënde.

“Mendoj se po e deshe diçka fort, e arrin. Normalisht dhe ana financiare luan një rol të rëndësishëm, por me punë e dëshirë arrihet gjithçka. Unë jam një gjysmë shtëpiake, pasi ndihmoj bashkëshortin në biznesin tonë familjar dhe kjo me lejon t’i dedikohem pasioneve te mia. Të bërit “zonjën e shtëpisë” nuk është aq e thjeshtë sa duket. Të duhet ta programosh ditën shumë të detajuar, që çdo gjë të funksionojë ashtu si duhet.”

Dhe në programin e saj nuk ka si të mungojë gatimi. Kujdeset së pari për të përzgjedhur ato fruta dhe perime që do i bënin pjatat më të shijshme, duke përdorur njohuritë e marra gjatë studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe kërkon çdo erëz  që ia plotëson recetën. Eksperimenton pa u lodhur dhe nëse ia ka dalë dikur në Shqipëri, në vitet ’98, ’99, tani që jeton jashtë, i duket gjithçka një kopësht me lule. Në të vërtetë gatimi për Adën, nisi si një detyrim sepse është diçka “që do të duhet në jetë”, siç i thoshte e gjyshja, por ndërsa provonte të përgatiste recetat, ato tradicionalet në fillim, u dashurua me procesin, me kombinimin e përbërësve, me mundësinë për të përftuar prej tyre shije të reja dhe mbi të gjitha buzëqeshje në fytyrat e atyre që i provonin. Ca gjëra ende nuk i ka mësuar siç duhet nga ajo kuzhina “e detyruar” (si ndodh zakonisht me talentet që në shumë disiplina strikte dështojnë), por e ka zgjeruar aq shumë vizionin dhe kuzhinën me shije dhe aroma nga vise të largëta sa ato pamundësitë, ngelen vetëm vogëlsi dhe ajo nuk e merr veçse me të qeshur për shembull, dështimin e vazhdueshëm me përgatitjen e petave.

Brusketa me brum polente me tri shije
Torte e vogel e kripur me mel dhe perime
Strudel i kripur me perime dimerore
Farfalle me karkaleca

Pasi i përgatit dhe para se bashkëshorti, ose njeriu më me fat në këtë histori, t’i shijojë, ajo i poston në Facebook ku vërshojnë komentet dhe pyetjet, të cilat Ada i merr me radhë. Është kthyer si një punë për të. Nuk ka fitim material, por ka gjithçka tjetër të një pune perfekte, mbi të gjitha kënaqësi dhe pasion.

Të gjitha këto ka dashur t’i shprehë edhe në librin e saj të parë dhe nëse dikujt mund t’i kujtojë “Eat, pray, love”, për Adën, titulli “Jeto, dashuro, ushqehu”, është krejt personal. “E studiuam me kujdes se çfare roli luan gatimi në jetën e njeriut, sa kënaqësi dhuron ushqimi, jo vetëm kur e shijon, por edhe kur fton një grup miqsh në shtëpi dhe gatuan për ta, është kënaqësi e dyfishtë kur komplimentohesh se sa gjëra të mira ke gatuar.” Dhe nga kjo kënaqësi ajo ka marrë boll dhe edhe prej saj, ashtu si dhe prej pasionit të gatitmit, është e motivuar për të përgatitur një libër të dytë.

Torte integrale me Boronice…Bashkeshorti dhe kritiku kryesor i Ades mendon qe specialiteti i saj jane embelsirat
Galet me molle
Kek tigani me cokollate

Ja që nuk duhen gjithmonë kushtet ideale, menaxherë me diploma, kuzhina luksoze, buxhete të mëdha, për të ndërtuar një blog apo për të botuar një libër. Që Ada mbështet në baza të thjeshta, që vlerëson më shumë komunikimin e hapur sesa komunikimin e lartë, një recetë të shijshme sesa një foto që vetëm të bën të mendosh që është e tillë, kjo duket qartë në blogun e saj dhe ndoshta kjo është një nga gjërat që e dallon. Nuk ndjen në ajër atë maninë për perfeksion, por një aromë gatimesh të përgatitura me shumë dëshirë dhe një pasion të madh e të sinqertë për gjithçka që ka aty. Fiks si në një bllok me shënime dhe foto, që nuk ka shkëlqimin që fal teknologjia, por është një tempull i vërtetë sinqeriteti, me gjithçka të bërë vetë dhe gjithçka nga Ada, me duar dhe shpirt.Galeri fotografike

Fashion Food e frymezuar nga Kristi Janku, nje tjeter blogere gatimesh: Caprese me patellxhane
Diçka tjetër që e tërheq e që pa diskutim ia bën më shumë argëtuese faqen, është fashionfood. “Ndjek mjaft personazhe të njohur në Shqipëri. Duke parë veshjet e tyre, kam krijuar këto pjata që nuk janë thjesht të bukura, por dhe të shijshme.” Një stiliste ushqimi, jo vetëm një kuzhiniere, një emër më shumë që e bën kuzhinën të quhet art.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook