Lidhu me ne

Mix

5 zakone të vogla ditore për një 2023 të shëndetshëm!

5 zakone të vogla ditore për një 2023 të

Përditshmëria shpeshherë mund të jetë e mbushur me angazhime dhe kjo bën që të mos i kushtoni shumë vëmendje mënyrës se si jetoni. Por më poshtë janë pesë zakone të vogla ditore që shkenca tregon se mund t’ju ndihmojnë të gëzoni një shëndet më të mirë fizik dhe mendor.

Jepini përparësi gjumit

Të jesh pa gjumë është si të presësh që telefoni yt të funksionojë gjatë gjithë ditës me një bateri 12%. Trupi juaj ka nevojë për kohë jo vetëm për të pushuar dhe për të marrë energji, por edhe për të bërë punë të rëndësishme si për të mësuar gjëra të reja dhe për të forcuar kujtimet. Të rriturit duhet të kenë të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Orari i fjetjes dhe i zgjimit në të njëjtën orë çdo ditë do t’ju ndihmojë të jeni më të relaksuar.

Ec më shumë

Nisja e një shëtitje rrit shëndetin tuaj fizik dhe mendor, kështu që ky duhet të jetë një aktivitet i përditshëm. Në planin fizik, ecja e rregullt mbështet sistemin tuaj imunitar, redukton dhimbjet e kyçeve dhe e bën më të lehtë ruajtjen e një peshe të shëndetshme. Ecja sipas shkencës shërben për të luftuar edhe simptomat e depresionit ose ankthit.

Lexoni për 30 minuta

Nëse ndiheni të stresuar, hapni një libër. Një studim zbuloi se një gjysmë ore leximi mund të ketë të njëjtin efekt kundër stresit, të njëjtë me burimet e njohura të qetësisë, si joga dhe humori.

Meditoni

Meditimi është një tjetër reduktues i stresit dhe përforcues i shëndetit mendor. Fillimi i meditimit mund të jetë aq i thjeshtë sa të bësh pak lexim mbi të dhe të vendosësh një kohëmatës për 5 minuta çdo ditë.

Kaloni kohë në natyrë

Hyrja në natyrë mund të na ndihmojë të qetësojmë veten. Në fakt, një grup kërkimesh zbuluan se koha në natyrë mund të përmirësojë njohuritë tona dhe rrit hapësirën e vëmendjes. Kjo sjell një rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. Ideale është të synoni për hapësira të gjelbra (si një pyll) ose blu (si trupat e ujit), gjatë kohës që jeni jashtë.

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore9 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix9 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi23 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi23 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix23 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix23 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske23 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook