Lidhu me ne

Radar

Dallimet midis Donald Trump dhe Joe Biden lidhur me dokumentet e klasifikuara

Dallimet midis Donald Trump dhe Joe Biden lidhur me dokumentet e klasifikuara

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, ka emëruar dy këshilltarë të posaçëm, për të kryer hetime të pavarura lidhur me mënyrën se si ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe pasardhësi i tij demokrat, Joe Biden, kanë vepruar lidhur me të dhënat e klasifikuara.

Jack Smith, prokuror për krime të luftës, po heton nëse Trump dhe bashkëpunëtorët e tij mbanin në mënyrë jo të duhur dokumentet e klasifikuar në pronën private të Trumpit në Florida, pasi ai përfundoi mandatin si president më 2021. Smith po ashtu po heton nëse Trump ka tentuar që të pengojë hetimin federal. Garland ka emëruar Robert Hur nga Marilend për të hetuar posedimin e të dhënave të klasifikuara nga koha kur Biden ishte nënpresident, pasi disa prej tyre u gjetën në shtëpinë e tij dhe në zyrën e Qendrës Penn Biden.

As Trump, e as Biden nuk do të duhej të kishin në posedim materiale të klasifikuara. Gjatë periudhës së tranzicionit të mandatit presidencial, të dhënat e çdo administrate duhet të dorëzohen tek Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Është e paligjshme që me qëllim dhe vullnet të merren në posedim materialet e klasifikuara. Dështimi për t’i ruajtur këto materiale të klasifikuara siç duhet, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare, nëse ato bien në duar të gabuara.

Biden ka deklaruar se ishte i befasuar kur mësoi se ai kishte pasur në posedim informacione të klasifikuara. Trump ka thënë në mediat sociale, pa ofruar dëshmi, se ai i kishte deklasifikuar dokumentet, edhe pse avokatët e tij kanë refuzuar që të përfshijnë këtë pohim në dosjet gjyqësore.

Dokumentet për të cilat bëhet fjalë datojnë nga koha kur Biden ishte nënpresident në administratën e Barack Obamës, përkatësisht në periudhën 2009-2017, dhe kur Trump ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Ekspertët ligjorë kanë deklaruar se ka dallime të mëdha në këto dy raste.

Në rastin e Trumpit, Arkivat Kombëtare për më shumë se një vit pasi Trump përfundoi mandatin, tentuan të merrnin të gjitha të dhënat që ish-presidenti kishte në pronësi, por pa sukses. Kur më në fund Trump dorëzoi 15 paketa me dokumente në janar të vitit 2022, zyrtarët e Arkivave zbuluan se ato përmbanin materiale të klasifikuara.

Çështja u dërgua te Departamenti i Drejtësisë, që lëshoi një urdhër në maj, me synim që të merreshin të gjitha të dhënat e klasifikuara. Hetuesit më pas vizituan shtëpinë e Trumpit, ku avokatët e tij dorëzuan më shumë materiale dhe deklaruan se nuk ka më dokumente në këtë pronë.

Por, këto pretendime dolën të jenë të rreme. Të dhëna të reja u mblodhën nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI), përfshirë edhe pamje nga kamerat në pronën në Mar-a-Lago, duke shtyrë agjentët që të kërkonin miratim nga gjykata për të mundësuar që të kryenin kontroll më 8 gusht, pas shqetësimeve se mund të ketë pengesë të mundshme ligjore.

FBI-ja mori edhe 13.000 dokumente shtesë dhe rreth 100 prej tyre ishin të shënjuara se ishin dokumente të klasifikuara.

Në rastin e Bidenit, Garland tha se avokatët e presidentit informuan Arkivat dhe Departamentin e Drejtësisë në nëntor, duke u thënë se kishin gjetur më herët gjatë atij muaji disa dokumente të klasifikuara në Qendrën Penn Biden në Uashington.

Pas këtij zbulimi, avokatët vazhduan të bënin kontrolle shtesë në shtëpinë e Bidenit në Uillmington dhe Reheboth Biç në Dellauer, ku u gjetën më shumë dokumente në dhjetor dhe gjatë këtij muaji. Të gjitha këto materiale janë dorëzuar tek autoritetet.

Në SHBA, konsiderohet krim vetëm nëse dokumentet e klasifikuara merren dhe mbahen me qëllim.

Prokurorët zakonisht nuk ngrenë aktakuza nëse dokumentet e klasifikuara merren nën posedim aksidentalisht, por nëse ka të dhëna se ka pasur pengim të drejtësisë, gjërat mund të ndryshojnë.

Për këtë arsye, ekspertët ligjorë thanë se Trump përballet me më shumë rreziqe ligjore sesa Biden.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë sugjerim nga Departamenti amerikan i Drejtësisë se Biden me vetëdije kishte marrë nën pronësi materialet apo kishte refuzuar që t’i kthente ato te Qeveria.

Po ashtu, si president, Biden ka pak të ngjarë që të ndiqet penalisht. Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk ka ndryshuar politikën e saj që thotë se presidenti në detyrë nuk mund të akuzohet.

E njëjta politikë ndihmoi që Trump të mbrohej kur ishte president dhe po hetohej nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller. Në atë rast, Mueller refuzoi të përcaktonte nëse Trump kishte penguar hetimin e tij për lidhjet e mundshme midis Rusisë dhe fushatës presidenciale të vitit 2016 të Trumpit, pikërisht për shkak të politikës shumëvjeçare të Departamentit të Drejtësisë.

MË TEPËR

Mix32 minuta më herët

VIDEO/ Po udhëtonte me biçikletë, McGregor përplaset nga një makinë

Conor McGregor ka pësuar një aksident, ku për fatin e tij të mirë nuk ka rezultuar fatal. Irlandezi ishte duke...

Mix37 minuta më herët

“Le Doulos”, filmi francez që ndryshoi kinemanë

“Le Doulos” është padyshim bartësi më i dukshëm i këtij ndikimi amerikan, megjithëse nuk ishte aspak filmi i parë kriminal...

Gatime42 minuta më herët

Një supë brokoli është ajo çfarë ju duhet, ja si ta përgatisni!

Supa është gjithmonë e shëndetshme, e nëse kombinojmë bokolin me patate e makarona, i shtohen akoma më shumë vlera dhe...

Mix49 minuta më herët

Zbulohet çmimi/ Sa do të kushtojë seria e re e Samsung 23

Pas një sërë lajmesh për daljen në treg të serisë së re të Samsung, tashmë është është zbuluar dhe çmimi...

Radar51 minuta më herët

Kush është Petr Pavel, presidenti në Çeki

Republika çeke ka tani një ish-gjeneral dhe ish-kryetar të Komisionit Ushtarak të NATO-s si president. Petr Pavel ka qenë i...

Radar54 minuta më herët

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Karolina e Jugut – Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë...

Mix1 orë më herët

Ja çfarë bëjnë francezët ndryshe për të jetuar shëndetshëm

Shumica e njerëzve e konsiderojnë me fat të jetojnë deri në 100 vjeç. Por dy gra jetuan shumë përtej kësaj...

Sport23 orë më herët

5 rekorde të Cristiano Ronaldos që Messi mund të thyejë shumë shpejt

Pa përmendur rekordet e Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, historia e futbollit nuk do të ishte e plotë. Dyshja janë...

Mix23 orë më herët

Një telefon i markës Coca-Cola pritet të shfaqet shumë shpejt në treg

Telefoni i markës Coca-Cola është një pajisje që mund të përfshihet në listën e “telefonave të papritur. Coca-Cola po përgatitet...

Sport23 orë më herët

Muralet e jashtëzakonshme që kujtojnë Kobe Bryant (FOTO)

Kobe Bryant ishte një basketbollist profesionist amerikan. Ai kaloi gjithë karrierën e tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers në Shoqatën...

Facebook