Lidhu me ne

Radar

Rama mbushi Akademinë e Shkencave me deputetë socialistë në pension

BIRN: Rama mbushi Akademinë e Shkencave me deputetë socialistë në pension

BIRN: Rama mbushi Akademinë e Shkencave me deputetë socialistë

Deputetët socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi propozuan së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë një ndryshim tjetër ligjor për Akademinë e Shkencave, ndryshimi i tretë në më pak se katër vjet, duke i hapur rrugën rizgjedhjes së kryetarit aktual Skënder Gjinushi për një mandat të dytë. Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi, i cili duket se përbën një ndryshim tjetër ligjor “me porosi”, një praktikë kjo që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish, i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij aktual mbaron më vonë këtë vit.

Në një relacion që dukshëm mbart disa gabime drejtshkrimore, propozuesit gjithsesi nuk e shpjegojnë se pse duan që kryetari aktual të ketë të drejtën të marrë një mandat të dytë ndërsa justifikojnë kërkesën për ndryshime me argumentin që, sipas opinionit të tyre, ligji ekzistues, i miratuar po nga e njëjta maxhorancë katër vite më parë, ka nevojë për përmirësime.

“Ligji i ri ndërtojë një Akademi të Shkencave të hapur drejt komuniteteve, [SIC]” shkruhet në relacion.

Maxhoranca socialiste deklaroi në vitin 2018 se do të reformojë Akademinë e Shkencave, një institucion të kohës së komunizmit, sepse kështu ishte e nevojshme. Ligji i ri solli zgjedhjen e Skënder Gjinushit, një politikani në pension, si kryetar të akademisë. Presidenti i kohës Ilir Meta refuzoi të mbajë ceremoninë e betimit të Gjinushit duke vënë në dukje faktin se ai është një politikan dhe jo shkencëtar. Socialistët ndryshuan ligjin në mënyrë që të mundësonin betimin e Gjinushit në kuvend dhe jo në presidencë.

Akademia e Shkencave u mbush pas kësaj me deputetë socialistë në pension, të cilët papritur filluan të prezantojnë veten si akademikë.

Gjinushi tërhoqi vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur, në një ceremoni të organizuar nga akademia për 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, mbrojti kongresin, i cili konsiderohet nga shumë si një proces orëellian i diktaturës komuniste që vrau pjesën më të madhe të gjuhës, duke cituar një libër të gjuhëtarit maltez, Manuel Zrinzo Caruana, i cili, siç duket, justifikonte procese të tilla të standardizimit të gjuhës si parakushte të shtetformimit. Problemi i vetëm, gjuhëtari në fjalë nuk ekziston. Libri në fjalë nuk ekziston gjithashtu. Ajo që ekziston është një blog sarkastik në blogun kolektiv Peizazhe.

Ndërsa studiuesit u çuditën jo pak nga paaftësia e kreut të Akademisë së Shkencave për të respektuar themelet e botës akademike, të tilla si citimi i burimit dhe verifikimi i burimit, zgjatja e mandatit të Gjinushit përmes një propozimi që mbart gabime drejtshkrimore, duket se përbën një ironi mbi ironinë. Për më tepër, nëse tradita e socialistëve për mbushjen e akademisë me deputetë në pension do të vijojë, ka gjasa që dy propozuesit e ligjit aktual do të jenë akademikë të ardhshëm./ Birn

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook