Lidhu me ne

Mix

Meghan Markle merr goditjen e fortë nga familja, motra e saj e quan gënjeshtare: Jemi të lënduar nga fjalët e saj

Meghan Markle merr goditjen e fortë nga familja, motra e saj e quan gënjeshtare: Jemi të lënduar nga fjalët e saj

Gjysmëmotra e Meghan Markle, Samantha Markle, ka nisur sërish sulmin e saj ndaj Princit Harry dhe Meghan.

Vetëm disa javë pasi libri i shumëpritur i kujtimeve të Princit Harry, “Spare”, u publikua në mbarë botën, duke prishur paqen në Buckingham, Samantha Markle është kundërpërgjigjur sërish dhe ka folur për çiftin mbretëror, duke i akuzuar ata për gënjeshtra.

Në fund të fundit, nuk janë të pakta rastet që gjysmë-motra e ish-aktores gjuan shigjeta drejt Sussexëve. Edhe pas intervistës së rebelëve të pallatit britanik me Oprah Winfrey, Samantha Markle kishte argumentuar se martesa e Meghan dhe Harry nuk ishte një shtrat me trëndafila, duke vënë në dukje se princi mund të konsideronte një divorc duke marrë parasysh dëmin që i kishte shkaktuar gruas së tij në familjen mbretërore.

Në deklaratat e reja, Samantha Markle i tha emisionit “Fox Nation” dhe gazetarit Tucker Carlson se fjalët e çiftit dhe ndarja e supozuar në familjen Markle, të analizuara në serialin “Harry dhe Meghan” të Netflix, janë një gënjeshtër e keqe.

Në dokumentar, Meghan Markle tregon se motra e saj e quajti “Princesha Kissy”, një pseudonim që Samantha e mohon kategorikisht se i vinte nga goja, ndërsa thekson se marrëdhëniet e familjes nuk kanë qenë kurrë të këqija: “Ka qenë një udhëtim i çuditshëm për mua, duke parë mediat që përpiqen të krijojnë një përçarje në familjen tonë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë përçarje derisa erdhi lajmi i rremë.”

Çifti i Sussex-it, të cilët kohët e fundit nuk kanë reshtur së “trazuar ujërat” e “Buckingham”, duket se përtej pallateve përballen me akuzat e familjes Markle: “Unë nuk jam një motër që u rrit diku tjetër dhe pastaj isha në jetën e tyre. Ne jemi rritur pak a shumë si një familje normale. Unë dhe vëllai im ishim vëllezër më të mëdhenj. Kur lindi Megan, ata e sollën në shtëpi nga spitali dhe ne të gjithë u rritëm së bashku”.

Përçarja e madhe në marrëdhënien mes dy motrave duket se ka nisur në vitin 2018, kur Samantha dhe vëllai i saj, Thomas Markle Jr., pa e ditur zbuluan se nuk ishin të ftuar në dasmën mbretërore.

“Nuk bëhet fjalë për afërsi, pasi ishin të ftuar mbi 1000 të panjohur. Familja është familje”, shkroi Samantha Markle në Twitter në atë kohë, pasi mësoi se motra e saj po e linte familjen jashtë martese: “Kam një dajë që e kam parë vetëm një herë, por kurrë nuk do të thoja që ai nuk është familje sepse nuk jemi afër. “Njerëzit e vërtetë ecin përpara me dashuri dhe mirësi, veçanërisht për familjen”, shtoi ajo. Vlen të theksohet se llogaria në Twitter që ajo përdorte në atë kohë është hequr nga platforma.

Gjysmë motra e Dukeshës së Sussex-it i shpjegoi Tucker Carlson dhe Fox Nation se ajo ishte lënduar nga pretendimet e Meghan dhe gënjeshtrat që e kanë copëtuar familjen e saj: “Ne nuk ishim një familje që jetonim të ndarë. Unë kisha banesën time dhe një punë, vëllai im kishte të tijën, por ne ishim ende vetëm 10 minuta larg Megut,” shpjegoi ajo.

MË TEPËR

Letersi12 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi12 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix12 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix12 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske12 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal1 ditë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook