Lidhu me ne

Mix

A është e vërtetë që konsumi i verës e dëmton trurin e njeriut?

A është e vërtetë që konsumi i verës e dëmton

Bashkimi Evropian ka vendosur të lejojë Irlandën që të vendosë paralajmërimeve mbi dëmet shëndetësore në etiketat e shisheve alkoolit. Dhe këtu përfshihen dhe ato të verës.

Kjo çështje shkaktoi që në fillim diskutime të forta nivel politik , duke nxitur zemërimin e vendeve si Franca, Spanja dhe Italia, që kundërshtojnë me forcë një lëvizje që mund të barazojë (në perceptimin e konsumatorëve) alkoolin me produkte tejet të dëmshme për shëndetin, siç janë cigaret.

Por debate ka edhe në botën mjekësore-shkencore. Në Itali në krye të mbështetësve të vendimit të Brukselit është Antonela Viola, imunologe në Universitetin e Padovës, që përmes një editoriali të gjatë botuar në “La Stampa”, pretendon se alkooli e dëmton trurin, edhe në rastin e konsumimit të butë ose të moderuar.

Ndërkohë në anën e kundërt të debatit qëndron Mateo Baseti, që u kundërpërgjigj duke siguruar konsumatorët se një gotë verë në darkë nuk ka lënduar ndonjëherë askënd. Po kush ka të drejtë? Duke supozuar se kur flet për këshilla shëndetësore, çdo mjek shprehet siç e sheh më të përshtatshme “sipas shkencës dhe ndërgjegjes”, le të shohim çfarë thonë studimetmë të fundit mbi marrëdhëniet midis alkoolit, trurit dhe shëndetin në përgjithësi.

Së pari, pse flasim për trurin? Dëmet më të njohura të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit janë në mëlçi, siç e dinë pothuajse të gjithë. Por në këtë rast cirroza, steatoza hepatite dhe probleme të tjera pak a shumë serioze, janë rezultat i abuzimit të shpeshtë, dhe jo i konsumit të një gotë verë, që është një praktikë e zakonshme e italianëve gjatë darkës.

E njëjta gjë vlen edhe për problemet psikologjike, dhe rrezikun e aksidenteve ndaj të cilave ekspozohemi duke u dehur. Por kur flasim për ndikimin negativ të etanolit në tru, disa studime duket se tregojnë një rrezik më të madh. Dhe në këtë rast, efektet e dëmshme shfaqen edhe tek njerëzit që konsumojnë atë që konsiderohet një dozë standarde e alkoolit në ditë, e cila zakonisht përkufizohet një gotë verë për gratë dhe 2 gota për burrat (një gotë verë konsiderohet e barabartë me një kanaçe birre, një gotë e vogël raki, dhe në përgjithësi 12 gramë alkool të pastër).

Hulumtimi i fundit në këtë fushë (i përmendur edhe nga Viola) u botua në revistën “NatureCommunications” nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Pensilvanisë në SHBA. Studimi u krye duke përdorur të dhënat e Biobank në Britaninë e Madhe që përmban një mori informacionesh mbi shëndetin e qindra mijëra qytetarëve britanikë, e krijuar enkas për të kryer studime mbi marrëdhëniet midis stilit të jetesës dhe sëmundjeve.

Studiuesit analizuan më shumë se 36.000 skanime të trurit të njerëzve të moshës së mesme, konsumi mesatar ditor i alkoolit të të cilëve dihej me saktësi. Ata vlerësuan efektet që ka alkooli në vëllimin e trurit dhe mikrostrukturën e tij, lëndën e bardhë (lënda e trurit e përbërë nga tufa aksionesh, e cila luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e performancës sonë njohëse).

Duke analizuar të dhënat që kishin në dispozicion, studiuesit llogaritën më pas ndikimin qëka konsumimi i alkoolit në vëllimin dhe morfologjinë e trurit (karakteristika që lidhen me shëndetin e trurit), duke përdorur si referencë atë që dikush do të priste të gjente bazuar në parametrat e tjerë të njohur të pjesëmarrësve.

Dhe zbuluan prova të dëmtimeve jo vetëm te ata që pinë shumë, por edhe tek të ashtuquajturit konsumatorë të moderuar, të cilët konsumojnë një ose dy gota alkool në ditë, dhe për të cilët më parë nuk kishte rezultate të qarta. Po sa serioze janë dëmet e vërejtura?

Krahasuar me trurin e një njeriu që nuk pi fare alkool, ata që konsumojnë një gotë verë në ditë, kanë një tru 6 muaj më të moshuar. Konsumi ditor i 1-2 gotave në ditë e modifikon morfologjinë e trurit sikur të jetë plakur me 2 vjet. Katër gota në ditë e bëjnë konsumatorin nëfjalë të ketë një tru 10 vjet më të moshuar se ai që nuk pi fare alkool.

Duke marrë parasysh moshën mesatare të pjesëmarrësve, pirja e 2 gotave alkool në ditë deri në moshën 60 –vjeçare, truri mund te plaket si ai i një 62-vjeçari. Ndërsa me 4 gota në ditë, ose gjysmë litri, truri i tij do të jetë ai i një 70 vjeçari. Një aspekt tjetër i rëndësishëm kurflitet për rreziqet e konsumimit të sasive të moderuara të alkoolit është ai i kancerit.

Alkooli etilik është një substancë irrituese, dhe konsumi i tij i rregullt mund të rrisë drejtpërdrejt rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të neoplazmave:tumoreve të gojës, zgavrësdhe buzëve, tumoret orofaringeale në përgjithësi, kanceri i ezofagut dhe faringut, kanceri kolorektal, kanceri i mëlçisë dhe ai i gjirit.

Së fundmi, OBSH-ja ka lëshuar një deklaratë në këtë drejtim, duke kujtuar se studimet e deritanishme nuk e lejojnë llogaritjen e një pragu sigurie për konsumimin e alkoolit:çdo gotëe rrit sado pak rrezikun e zhvillimit të kancerit, dhe gjasat rriten me rritjen e vëllimit të alkoolit që konsumohet.

Në këtë drejtim, një studim i vitit 2020 llogariti se sa kancere shkaktohen në Evropë çdo vit nga konsumimi i lehtë dhe i moderuar i alkoolit (i përcaktuar si më pak se 20 gram alkool i pastër, pak më pak se dy gota verë). Llogaritjet i referohen vitit 2017 dhe flasin për 23.000 tumore të shkaktuara drejtpërdrejt nga konsumimi i lehtë ose i moderuar i alkoolit.

Në total në Evropë gjatë vitit 2017 ka pasur 3.723.600 raste me kancer. Nga këto 988.500 ishin kancere për të cilat alkooli është një faktor rreziku i njohur. 172 mijë tumore që i atribuohen konsumimit të alkoolit në përgjithësi dhe 23 mijë raste konsumit të lehtë dhe të moderuar.

/ Wired

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook