Lidhu me ne

Mix

Zelenskyy ‘i lindur për këtë moment’, thotë Sean Penn në Berlin


Vetëm disa orë përpara se Rusia të fillonte sulmin ndaj Ukrainës gati një vit më parë, aktori Sean Penn pati takimin e tij të parë në kamera me presidentin e vendit, Volodymyr Zelenskyy.

“Ishte sikur po e kuptonte veten, se kishte lindur për këtë moment,” kujtoi Penn në një intervistë me Associated Press në Festivalin e 73-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin të shtunën, një ditë pas premierës së festivalit të dokumentarit të tij ‘Superfuqi’.

Penn dhe bashkëregjisori i tij Aaron Kaufman ishin në Kiev për të filmuar një profil të aktorit komik të kthyer në president kur shpërtheu lufta, shkruan AP.

“Është e vështirë të shpjegohet, por kishte një vendosmëri në reagim ndaj diçkaje që askush nuk është përballur ndonjëherë më parë,” tha Penn.

Në një konferencë shtypi gjithashtu të shtunën, Penn tha se ata u kthyen në hotel pas intervistës dhe bombardimet filluan po atë natë. Kur u takuan për herë të parë Zelenskyy  kishte ‘një kostum të duhur dhe një zyrë të përshtatshme’.

“Herën tjetër që e pamë, ai ishte në shtëpi dhe vendi i tij ishte në luftë,” tha Penn.

Pas përfundimit të projektit, dyshja kanë vazhduar të flasin jashtë kamerës. Zelenskyy i dha yllit të Hollivudit – i cili ka qenë i përfshirë në përpjekje të shumta ndërkombëtare humanitare dhe kundër luftës gjatë viteve – Urdhrin e Meritës ukrainase vitin e kaluar. Penn iu dha gjithashtu një pllakat në një vendkalim në Kiev që nderon liderët botërorë që kanë treguar solidaritet me Ukrainën.

Penn i tha AP se njerëzit do habiteshin më shumë nga ‘komandimi i mekanizmave të qeverisë’ nga Zelenskyy.

“Jo vetëm e tij, por e të gjithë atyre tek të cilët ai mbështetet, ndjenja e tij për hartimin e territorit diplomatik,” tha ai.

Gjatë një vizite të mëvonshme në Ukrainë, Penn i huazoi Zelenskyy-t një nga dy Oscarët e tij, duke i thënë: “Kur të fitosh, ktheje në Malibu”.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook