Lidhu me ne

Mix

Si të kërkoni rritje page në një ekonomi të pasigurt

T’i kërkoni shefit tuaj rritje page është pak e frikshme, sidomos kur zhvillimi ekonomik është në pikëpyetje.

Por, ekspertët thonë se, edhe në një ekonomi të pasigurt si kjo, shumica e punëdhënësve priren ta mbajnë dhe ta shpërblejnë talentin e tyre.

Në fund të fundit, punësimi është ende një proces sfidues. E ndërsa disa njerëz po humbin vendin e punës, numri i punonjësve që largohen vullnetarisht, mbetet i lartë.

Rritjet e përgjithshme të pagave parashikohen të jenë 4.6% në 2023, sipas një raporti që WTW, një kompani konsulence biznesi. Raporti u bazua në një anketë të 1,550 organizatave, që WTW kreu në tetor dhe nëntor 2022.

Nëse do të kërkohet rritje page, nevojitet një plan.

Gjashtë ekspertë shpjegojnë si të kuptohet se kur është çasti i duhur për të bërë pyetjen, si dhe si të veprohet nëse nuk merret përgjigjja e dëshiruar.

Gjeni kohën e pështatshme

Ekziston një ide e gabuar që, për të kërkuar edhe rritje page, duhet të jeni ngritur në detyrë apo keni kryer një punë shumë të rëndësishme, shpjegon Liz Tilia, eksperte karriere dhe themeluesja e një biznesi të karrierës dhe stërvitjes së jetës, Fem Home Ec.

Në fakt, përparimi në punë është shpesh mënyra se si njerëzit rriten në rolet e tyre dhe ai duhet të shpërblehet.

Çelësi është të dëshmohet se si i keni përdorur aftësitë tuaja për ta bërë kompaninë më të mirë, më fitimprurëse ose më konkurruese.

Thënë kështu, arritja e qëllimeve mund të jetë një rast i mirë. Të kërkosh një rritje page pas përfundimit me sukses të një projekti, arsyeton kërkesën.

Edhe pse mund të jeni të shqetësuar për të kërkuar më shumë para, në një kohë kur inflacioni po ndikon në koston e jetesës së gjithkujt, nuk është diçka për t’u turpëruar, tha Kelly Lannan, zëvendëspresidente në Fidelity.

Sipas Julia Firestone, një trajnere dhe konsulente karriere, çelësi për të arritur një rritje page është të kuptuarit e ciklit të promovimit të kompanisë dhe një performancë e mirë.

Nëse i keni përmbushur të gjitha qëllimet tuaja dhe keni shkuar përtej tyre, mendoj se është e përshtatshme të shpreheni se doni të flisni për rritje page.

Vlerësoni veten në treg

Hapi tjetër është të kuptoni vlerën tuaj në tregun e punës, tha Tilia. Informacioni është shumë i rëndësishëm.

Ekspertët rekomandojnë krahasimin e përshkrimit të punës, ngarkesës dhe përgjegjësive, me vendet e ngjashme të punës në kompani të tjera.

Për më tepër, të merret informacion për të dhënat e pagave për titullin e punës në faqet e internetit të tilla si Glassdoor dhe Indeed, të cilat kanë një listë pagash dhe vlerësimesh të raportuara nga punonjësit.

“Një mënyrë për të identifikuar arritjet dhe përparimin që keni bërë që nga fillimi në pozicionin tuaj është të përditësoni CV-në tuaj.”, tha Sarah Doody, themeluesja e kompanisë së kërkimit të punës dhe përshpejtuesit të karrierës, Career Strategy Lab.

Shumë njerëz bëhen pjesë e një kompanie me rol dhe nivel page që, 8 – 12 muaj më vonë, nuk pasqyron nivelin e punës që ata po bëjnë.

Kjo ndodh më shpesh në një treg pune me qarkullim të lartë, sepse punonjësit mund të mos zëvendësohen menjëherë.

“Je punësuar si koordinatore, tani po kryen detyra të një menaxhere, por ende ke titullin dhe pagesën e koordinatores”, tha Tilia.

Pra, duhet t’i kërkoni shefit tuaj që të kompensoheni dhe të merrni titullin si menaxhere, tha ajo. Ndërsa bëni pyetjen, Tilia rekomandoi të mos përdorni fjalën “rritje”, por përkundrazi “rregullim titulli dhe pagese”.

Semantika është e rëndësishme.

Bëni ofertën tuaj

Rasti juaj për të kërkuar rritje page, përfshin një përzierje faktorësh që tregojnë vlerën tuaj, si dhe veprime që shfaqin përkushtimin ndaj punës.

Nëse kohët e fundit, kompania ka pasur pushime nga puna ose emërimë të reja, duhet të tregoni se si largimi i kolegëve ka zgjeruar detyrat në punë.

Roy Cohen, autor i “Wall Street Professional’s Survival Guide” dhe trajner karriere, rekomandon të thuhet: “Më pëlqen ajo që bëj dhe shpresoj se jeni dakord që po e bëj mirë.

Tani që pozicioni im është i sigurt, por shumë punonjës janë larguar, ngarkesa ime në punë është rritur. Shpresoj që një pjesë e kursimeve nga pagat e të larguarve, të mund të ridrejtohen tek unë.”

Jini të përgatitur për të treguar prova të produktivitetit tuaj. Shefi juaj mund t’ju thotë se jeni me fat që keni ende një punë.

“Por, mos harroni se keni fuqi,” tha Cohen. “Nëse ajo që po bëni është e vlefshme për organizatën tuaj, ka të ngjarë të jeni të vlefshëm edhe diku tjetër.”

Nëse në fillim nuk keni sukses…

Ju mund të mos merrni rritjen që dëshironi. Nëse përgjigja është jo, ekspertët këshillojnë të kërkoni shpjegime për gjëra specifike që duhet të bëni, për të arritur nivelin e performancës për të përfituar rritje page.

Kërkoni gjithashtu një takim tjetër të mëvonshëm, këshilloi Tori Dunlap, një eksperte e financave personale dhe themeluese e një firme konsulence, që ndihmon gratë të arrijnë barazinë e pagave, Her First 100K.

Ajo rekomandon: “Faleminderit që pranuat të bisedojmë. Do të doja të caktoja një kohë për të biseduar sërish rreth kësaj teme. Mund ta bëjmë në fund të tremujorit të ardhshëm?”

Kur një rritje e menjëhershme nuk mund tëarrihet, Doody rekomandoi kundërpërgjigje me kërkesat për lloje të ndryshme përfitimesh.

Ju, për shembull, mund të negocioni një buxhet për zhvillim profesional, më shumë ditë pune nga shtëpia ose një anëtarësim në palestër, tha ajo.

Mos harroni, gjithashtu, se marrja e një “jo” nuk është një reflektim i vlerës suaj profesionale. “Shumë njerëz i marrin shumë seriozisht refuzimet,” tha Doody.

“Por shpeshherë, punonjësit nuk janë të vetëdijshëm për arsyet financiare pse nuk mund t’ju ofrohet një rritje page tani.”

/ Business Insider

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore18 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook