Lidhu me ne

Mix

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj aktorit Leonardo DiCaprio

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj Leo DiCaprios

Para se të bëhej aktori i famshëm që të gjithë e njohim dhe e duam sot, Bradley Cooper duhej të bënte shumë përpjekje dhe të luante role të ndryshme. Përballë Leonardo DiCaprio-s, që i kishte prekur majat me kohë, gjithçka që mund të ndjente ishte xhelozia. Sot, kjo zili është shndërruar në një lidhje të ngushtë mes 2 aktorëve. Po Bradley nuk e ka kompleks ta tregojë ç`ka ndjerë dikur.

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj Leo DiCaprios

Bradley Cooper e filloi nga zero, por ai u ngrit me shpejtësi në rangun për t’u bërë një nga figurat më të njohura të Hollivudit dhe për të pasur një karrierë fitimprurëse. Përpara se të merrte 7 nominime për Çmimin e Akademisë, Bradley punoi në një larmi disiplinash, duke përfshirë gazetarinë, ndërsa ishte ende në kolegj.

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj Leo DiCaprios

Kur Cooper kuptoi se kishte një talent të lindur për ekranin, ai zgjodhi të ndiqte trajnimin e aktrimit. Cooper fitoi famë për herë të parë në filmin Ëedding Crashers të 2005-ës, i ndjekur nga filma si The Hangover, American Hustle dhe American Sniper. Cooper pastaj, në 2018-ën u bë regjisor i filmit të Lady Gaga, A Star Is Born. Leo vazhdonte të ishte në majë (dhe ende është) që prej kohësh së Titanic.

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj Leo DiCaprios

Pasiguritë dhe xhelozia e Bradley-t

Edhe pse ata kurrë nuk kanë ndarë ekranin bashkë në ndonjë projekt, Cooper ka rrëfyer se dikur e kishte zili suksesin e DiCaprios në fillim të karrierës së tij. Aktori ka folur hapur në disa intervista për arsyet dhe momentin kur DiCaprio e bëri të ndjente zili. Bradley rrëfeu: “Kam punuar si roje gjatë gjithë shkollës së mesme. Më kujtohet si e shoqërova njëherë Leonardo DiCaprion në dhomën e tij. Ishte rreth kohës së Titanikut dhe më kujtohet sesi ky djalë që dukej si një fëmijë, edhe pse ne ishim pothuajse në të njëjtën moshë, ishte kaq i famshëm. Në ato momente mendova sesi isha 3 metra larg nga ky djalë fizikisht, por jetonim në botë të ndara”.

Bradley Cooper tregon për kohën kur kishte xhelozi ndaj Leo DiCaprios

Xhelozia nuk është gjithmonë një emocion negativ dhe mund të na frymëzojë që të punojmë më shumë dhe me këmbëngulje drejt arritjes së qëllimeve tona. Kjo është pikërisht ajo që bëri Bradley për të arritur famën që ka sot.

Për shkak të zinxhirit të ngjarjeve, se të dy janë pjesë e Hollivud sot, Bradley dhe Leonardo janë bërë miq të shkëlqyer.

MË TEPËR

Letersi10 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi10 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix10 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix10 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske10 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar22 orë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix22 orë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix22 orë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Temporal22 orë më herët

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës, ja çfarë duhet të dini !

Telefono per konsulte falas 0693608676 Rinoplastika, kirurgjia estetike e hundës përmirëson pamjen dhe funksionimin normal të strukturave të hundës, paraqitjen proporcionale...

Mix2 ditë më herët

A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni...

Facebook