Lidhu me ne

Radar

McGonigal na shpëtoi nga protagonizmi i Yuri Kim

Nga Andi Bushati

andi bushati mcgonigal

Ashtu si çdo e keqe, qe e ka të pamundur ardhjen pa pasur përkrah një të mirë edhe skandali McGonigal, ndonëse na renditi mes shteteve rugaçe, që korruptojnë zyrtarët e aleatëve dhe partnereëve, së paku na hoqi qafe protagonizmin e ambasadorëve.

Po të qëmtosh ditët dhe javët kur shpërtheu kjo aferë vëren se si ambasadorja e ShBA-së, po ashtu edhe homologët e saj perëndimorë, janë shndërruar në memecë.
Ata që zakonisht shfaqen në dyert e institucioneve të drejtësisë, në tribunën e një konference, apo në ndonjë seminar të dorës së tretë, për të dhënë direktiva se cila çështje duhet te jetë prioritet për prokurorët apo gjykatësit, se janë të zhgënjyer apo të tronditur nga filan vendim, tani thjeshtë kanë mbyllur gojën.

Me standartin që kanë krijuar vetë, që prej verdiktit për procesin e 21 janarit, për gjyqet e Saimir Tahirit apo për moshetimin e koncesioneve në shëndetësi, ata do duhej të ulërinin. Eshtë e lehtë ta imagjiinosh retorikën e tyre të munguar: “Shqipëria duhet të bëjë transparencë lidhur me implikimin e dyshuar për korrupsion të një zyrtari të lartë të FBI”, “Ky vend, i renditur në listën gri të pastrimit të parave, duhet të hetojë se si i paguan lobimet jashtë”, “Drejtësia shqiptare duhet të veprojë, pasi populli shqiptar do të dijë të vërtetën”.
Por në vend të kësaj, Yuri Kim dhe kolegët e saj janë zhdukur. Madje ambasada e SHBA-së nuk i është përgjigjur as pyetjeve të thjeshta të Lapsi.al, që kërkoi të dijë, nëse ish zyrtari i i FBI-së ishte i shoqëruar nga diplomatët amerikanë, kur takoi kryeministrin apo, nëse selia e rugës së Elbasanit ishte në djeni të axhendës së tij në Tiranë. Ambasadorja amerikane, ndryshe nga sa ka vepruar më parë, ka hequr dorë edhe nga negocimi pas kuintave, për të penguar ngritjen në mënyrë të paligjshme të komisioneve hetimore, apo nga ndërmjetësimi për të ulur tensionet në një parlament ku, për hir të mos diskutimit të kësaj afere, janë përjashtuar deri më tani mbi 20 deputetë.

Kjo heshtje, fshehje apo ngrurim që nxjerr në pah double standard të përdoruara deri më tani, e ka një shpjegim. Skandali McGonigal ka rrënuar imazhin e njeriut që deri më tani shitej si partneri kryesor në ecjen përpara të reformës në drejtësi, ai ka nxjerrë bllof eksitimin për mandatin e tretë historik të 25 prillit, ai ka ngritur dyshime për fabulën e përfitimit nga lidhjet me rusët.
Këtej e tutje, çdo diplomat perendimor, e mbi të gjitha amerikan, do e ketë të vështirë të shpallë reforma kundër korrupsionit, apo qeverisjes me duar të pastra, duke pozuar i përqafuar me ‘mikun e Charlit”.

Por, pavarësisht përdorimit të gjuhës dhe qasjeve të dyfishta, për hir të një njeriu të vetëm, kjo sjellje e re e diplomatëve, nuk duhet parë detyrimisht me sy të keq. Përpara se të jetë një anomali, ajo mbi të gjitha përbën një rikthim në normalitet. Një pjesë e mirë e shqiptarëve janë tashmë të neveritur nga protagonizmi i ambasadorëve përpara dyerve të institucioneve të drejtësisë, nga përdhosja e konventës së Vjenës, për mosndërhyrjet në çështjet e brendëshme të një vendi, nga absurdi i thirjeve se kë duhet të zgjedhin votuesit. Paradoksalisht, halli ku i zhyti skandali McGonigal i ka ridimensionuar disa diplomatë në kufijtë realë të misionit të tyre. Pamundësia për tu shprehur i ka zhveshur nga ekzagjerimi, zvogëlimi i marzhit për të vepruar i ka kuruar nga sindroma e vjetër e Laurencit të Arabisë, duke i bërë mirë njëkohësisht po aq atyre sa edhe ne. Dhe duke vërtetuar njëkohësisht se jo çdo e keqe vjen gjithmonë vetëm për të keq.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook