Lidhu me ne

Kryesore

Gjiknuri dhe Balla, njerëzit që organizuan veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri

Berisha: Gjiknuri dhe Balla, njerëzit që organizuan veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri

berisha 8 1 1280x720

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp paraditen e së hënës, tha se “njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla”.

Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal”, tha Berisha.

SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama. Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës. Ndërkohë, theksoj se në krijimin e “background”-it të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv. Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim. A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA. Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë”, shtoi Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook