Lidhu me ne

Kryesore

Nëse nuk do vidheshin 122 miliardë lekë në vit, shqiptarët do të merrnin dyfishin e rrogës

Berisha: Nëse nuk do vidheshin 122 miliardë lekë në vit, shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës

Berisha: Nëse nuk do vidheshin 122 miliardë lekë në vit,

Kryetari i PD, Sali Berisha mori pjesë në 32 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, Gjirokastër.

Në fjalën që mbajti, Berisha shigjetoi qeverinë Rama duke thënë se synon vetëm të pasurohet në kurriz të shqiptarëve.

Sipas Berishës, duke marrë shembull Kosovën, nëse nuk do vidheshin 122 miliardë lekë në vit, shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës .

Berisha: Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon.

Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme.

Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet.

Çfarë ndodhi nga ajo periudhë? U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.

Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Europë ose në botë.

Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.

KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.

Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë.  

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar5 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix5 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix6 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix6 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix6 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix6 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix6 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix6 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar6 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook