Lidhu me ne

Mix

Historia e mësuesit të varfër Noah Webster, i cili revolucionarizoi arsimin në SHBA

Historia e mësuesit të varfër  Noah Webster, i cili

Pas fitores se pavarësisë nga Britania, Shtetet e Bashkuara ishin ende të varura nga Anglia në shumë mënyra dhe kishte beteja të tjera për t’u fituar ende.

Një nga më të rëndësishmet prej tyre ishte arsimi dhe arsimimi në një gjuhë amerikane dhe jo atë britanike. Kjo është historia e Noah Webster, një mësues i varfër nga Connecticut.

Në 1782, kur ai ishte njëzet e katër vjeç, shkoi te takonte Dr. Ezra Stiles, president i kolegjit Yale ku ishte diplomuar.

Dr. Stiles, këtu është dorëshkrimi për të cilin ju thashë, libri drejtshkrimor që ia kam treguar Thomas Jefferson, James Madison dhe njerëzve në Princeton dhe Universitetin e Pensilvanisë“.

Do të jem i lumtur ta shikoj. Por jam shumë i interesuar për idetë tuaja mbi arsimin. A do të jetë ky drejtshkrim i pari i një serie?“.

“Po, një seri tekstesh shkollore të krijuara për të revolucionarizuar të gjithë sistemin e arsimit amerikan. Ai që kemi tani s’mund të quhet amerikan. Tekstet tona e kanë origjinën në Angli. Historia jonë, gjeografia jonë, ndjenjat tona publike janë të gjitha shumë të ndikuara nga britanikët. Pres që pas këtij drejtshkrimi të vazhdoj me një gramatikë dhe më pas një kendim, Dr. Stiles. Shpresoj të arrijmë tre gjëra: të thjeshtojmë dhe njësojmë gjuhën tonë dhe të vendosim një rregull të përbashkët për drejtshkrimin dhe shqiptimin; t’i ofrojmë të rinjve mësime morale pa atmosferën e madhështise që e rrethon tani; dhe të promovojmë një frymë patriotizmi. Amerika duhet të jetë po aq e pavarur në letërsi sa është në politikë”.

Dr. Stiles iu afrua dhe i hodhi dorën mbi supe Webster-it.

Unë jam shumë i interesuar për këtë”, tha ai. “Në të vërtetë, në këtë libër tuajin shoh një forcë të madhe. Por druaj se ju i jeni qasur me shumë frikë. Instruktori Amerikan është një titull shumë modest për një libër të tillë. Unë sugjeroj që ta quani Instituti Gramatikor i Gjuhës Angleze. Me siguri do të konsideroheni mendjemadh. Do të sulmoheni nga të gjitha anët. Por qëllimi juaj është i denjë për një lufte të tillë”.

Ju po propozoni, Dr. Stiles, që unë të vendos veten, si një autoritet absolut“.

Unë po propozoj më shumë se kaq”, tha pedagogu i madh, “Unë po propozoj që ju të bëheni gjykates i gjuhës këtu në Amerikë“.

Historia e mësuesit të varfër  Noah Webster, i cili

Instituti Gramatikor i Noah Webster-it, megjithë sulmet dhe talljet, fitoi popullaritet të menjëhershëm. Por Webster i kishte shitur të drejtat e autorit për disa qindra dollarë dhe ishte po aq i varfër, sa kishte qenë më parë.

Ai udhëtoi nëpër Amerike, duke predikuar doktrinën e tij të nacionalizmit, redaktoi thellësisht, një publikim të quajtur Revista Amerikane, më pas botoi një seri esesh të njohura të filozofisë së thjeshtë nën titullin, “The Prompter”, duke marrë pjesë aktive në çështjet publike.

Historia e mësuesit të varfër  Noah Webster, i cili

Në vitin 1793 ai bashke me familjen shkoi në New York duke marrë përsipër redaktimin e gazetës Minerva Amerikane. Pikëpamjet e tij editoriale hasën në kundërshtime të dhunshme dhe në maj të vitit 1800, ai hoqi dorë nga kjo punë.

Çfarë do të bësh tani?”, e pyeti bashkëpunëtori i tij Samuel Bayard.

Do te përfundoj punën që kam ëndërruar prej vitesh. Jam gati të përpiloj një fjalor të plotë, Bayard. Unë jam gati të regjistroj gjuhën amerikane“.

Ai mendonte se do ti duheshin rreth pesë vjet për të përfunduar fjalorin e tij. Por ai shpejt e kuptoi se ishte një sipërmarrje të cilës mund t’i kushtonte tërë jetën e tij. Ai donte t’i përfshinte të gjitha fjalët e gjuhës së “gjallë” angleze. Deri në vitin 1813 ai zotëronte njëzet gjuhë. Ngadalë, mundimshëm, orë pas ore e vit pas viti, ai e mblodhi materialin e tij.

Detyra dukej e pafundme, puna shpesh zhgënjyese. Por Noah Webster ishte një njeri i përkushtuar. Ai ishte një dijetar që nuk bënte kompromis me qëllimin e vet. Fjalorin e endërruar e perfundoi vetëm në vitin 1828, kur Webster ishte shtatëdhjetë vjeç.

Sot në Shtetet e Bashkuara emri “Webster” është pothuajse sinonim i “fjalorit” dhe drejtori i shkollës në Connecticut, ka zënë vendin e tij të merituar në Panteonin e Artë Amerikan të Famës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix3 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix3 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook