Lidhu me ne

Mix

Duhanpirja dhe alkooli, faktorët që ndikojnë në krijimin e tumorit të zorrës së trashë

Mjekja: Faktorët që ndikojnë në krijimin e tumorit të

Dr.Shkc.Lida Shosha, kirurge koloproktologe, ka folur këtë të hënë për sëmundjet tumorale të zorrës së trashë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar faktorët që ndikojnë në krijimin e tumorit të zorrës së trashë, duke filluar nga faktorët gjenetikë deri te obeziteti.

Shosha ka theksuar që të gjithë mbi moshën 50-vjeç pa pasur probleme, duhet të bëjnë një konsultë për të parë shëndetin e zorrës dhe nëse kanë familjarë të prekur nga kjo patologji, ekzaminimi duhet të fillojë poshtë moshës 50-vjeç.

“1 në 20 persona gjatë jetës do të preken nga tumori i zorrës. Në Amerikë për shembull në vitin 2020 kanë humbur jetën 1.9 milionë njerëz. Kjo shifër është shumë herë më e ulët në periudha të tjera. Ndikojnë më shumti faktorët gjenetik, janë mutacionet që përjeton ADN-ja e organizmit. Nuk dihet pse në një moment të caktuar një person pëson një mutacion në zinxhirin e tij gjenetik dhe kjo bën që të krijohet dhe shpërthej tumori, ashtu si kundër është edhe për shumë tumore të tjera.

Por faktorët e tjerë, janë faktorë kontribues. Nuk janë faktorë shkaktues direkt, janë faktorë kontribues që lidhen me lifestyle, me mënyrën e ushqyerjes. Sot një problem shumë i madh është obeziteti, i cili po kthehet në një problem madhor në shoqërinë shqiptare. Dikur shikonim në Amerikë personat me masë extra large, tani i shikon edhe në rrugët e Tiranës.

Madje, shikon fëmijë, të cilët janë tmerrësisht shumë obez, edhe sigurisht obeziteti është precedent për shumë patologji pastaj, duke përfshirë patologji kardiake, diabetike ose artikulare. Sidomos faktor kontribues njihet edhe për tumorin, por është edhe kombinacioni i duhanpirjes me alkoolit.

Mbi moshën 50-vjeç pa pasur probleme, duhet bëjnë një konsultë për të parë shëndetin e zorrës dhe padyshim në këtë moshë ekzaminimi bazik që i japim kur je mbi 50-vjeç është kolonoskopia, sepse jep informacion të saktë direkt mbi një problematik të shëndetit të zorrës. Nëse kanë familjarë të prekur nga kjo patologji, ekzaminimi duhet të fillojë poshtë moshës 50-vjeç.

Pra, nëse ti ke një histori familjare rritet më shumë shansi që t’i të prekesh nga një patologji tumorale. Kjo është kur pacientët nuk kanë asnjë lloj patologjie. Ndërsa, kur kanë problematika mund të adresohen në çdo kohë te mjeku”, u shpreh ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix23 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix23 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar23 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar23 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix23 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook