Lidhu me ne

Mix

Maria Callas dhe Pier Paolo Pasolini… dhe dashuria!

         Kur u takuan, ata thyen të gjitha rregullat që njeh ndjenja. “Përveç nënës, ajo është e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë”, – thoshte Pier Paolo Pasolini për Maria Callas, e cila e kompensonte me një energji rrënuese dhe shkatërruese. Për vetveten. Diçka nuk përkon, ndoshta. Megjithatë, ka forma të shumta misterioze dhe të pashënuara që mund të marrë dashuria dhe që kemi filluar t’i kuptojmë vetëm së fundmi. Mirëpo, në vitin 1969, ishte qetësuese për shoqërinë teksa imagjinonte se ndjenjat po ecnin në një linjë të vetme dhe se çdo deviacion kursi ishte pjesë e perversioneve, zgjedhjeve të gabuara. Në atë grumbull gabimesh, për femrat nuk kishte gjë më shpërblyese sesa ta kthenin një homoseksual në heteroseksual, provë kjo që askush s’mund t’i rezistonte sharmit të tyre, një ilaç për vetëvlerësimin./Konica.al

Historia mes Pier Paolo Pasolinit dhe Maria Callas filloi, kur regjisori 47-vjeçar nga Friuli, vendosi të vërë në skenë “Medean”, duke ia shtuar listës tashmë të gjatë të filmave të tij. Producenti, Franco Rossellini, prej kohësh kishte dëshiruar ta bindte 46-vjeçaren Callas për një rol aktoreje, pa kënduar, kështu që projekti mbi një mit grek mbase do ta bindte Callas-in. Në të vërtetë, kësaj radhe, para se të refuzonte, Maria dëshiroi të shihte filmin e mëparshëm të Pasolinit, “Teorema”, çka e mahniti, ndaj pranoi të drejtohej prej tij në debutimin e saj. Pasolini nuk ishte adhurues i madh opere, ndaj kur u takuan ishte i lirë në sugjerime. Mes tyre nisi një dashuri e vërtetë me shikim të parë, jo plotësisht e pakuptueshme. Që të dy po përjetonin një çast brishtësie të brendshme ekstreme. Ajo sapo kishte dalë nga zhgënjimi që e kishte zhytur greku Aristotel Onassis, i cili pas një marrëdhënieje gati nëntëvjeçare, çuditërisht u martua me Zhaklinë Kenedi në vend të saj, duke i thyer zemrën.

Edhe Pier Paolo Pasolini ishte në dëshpërim, sepse kishte humbur çdo shpresë me Ninetto Davolin, muzën e tij frymëzuese, aktorin 21-vjeçar, me të cilin do të dashurohej kur ishte vetëm 14 vjeç. Secili prej tyre do të përpiqet të mbushë humnerën e vet të shpirtit, duke e mbushur me atë të tjetrit, zbrazëti në zbrazëti, në një shkelje të pamundur të ligjeve të fizikës sentimentale, që përfundon duke i gllabëruar që të dy. Kalojnë disa ditë në sheshxhirim, që Maria Callas i beson tashmë shkrimtares Dacia Maraini, shoqes së saj: “Unë zgjedh gjithmonë meshkuj që nuk janë të mirë për mua, por e ndjej se Pier Paolo është i duhuri. Ç’më thua?”. Diva ka lënë mendjen për regjisorin, pavarësisht se e dinte që ishte homoseksual dhe ai në të vërtetë, duket në rrugën e një ndryshimi të papritur drejtimi për të./Konica.al/ Po sikur dashuria e zgjedhur pa gjithë zbukurimet e saj – përfshirë fëmijët – të ishte dashuri e vërtetë? Ata i japin jetë një marrëdhënieje absurde të krijuar nga besimi, nga orët e gjata së bashku, nga ditët në plazh mes xhirimeve në Kapadokia dhe atij në Grado, sigurisht platonike, por jo edhe aq, sepse shkëmbejnë puthje pasionante mes tyre. Në shesh, ai e mbron, e trajton me butësi. Ajo është shumë e urtë, bën gjithçka që kërkon pa kundërshtuar asnjëherë. Ai i jep edhe dy unaza, njëra teksa janë në Turqi dhe tjetra në fund të xhirimeve. Ato dy unaza Maria Callas i interpreton si unaza fejese, një sinjal se ia ka dalë mbanë, se një ditë Pier Paolo do martohet me të.  

Mirëpo, Pier Paolo është homoseksual dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Edhe pse kujdeset shumë për të, ai nuk ka asnjë shans të ndryshojë atë që është që nga lindja. Ata do të vazhdojnë të takohen edhe pasi të kenë mbaruar xhirimet, bëjnë një udhëtim në Afrikë me Dacia Marainin dhe Alberto Moravian, ajo e pret në ishullin grek të Tragonisit, ai i kushton asaj vargje, nga të cilat kuptojmë pastërtinë e ndjenjës, por edhe cili është kufiri. Kur, mbrëmjen e 2 nëntorit 1975, Pier Paolo Pasolini u masakrua në Idroscalo di Ostia, nga një i ri “djalosh jete”, ajo ende shpresonte tek ai. Do ta qante shumë, por nuk do t’i mbijetonte edhe shumë. Pas dy vitesh, më 16 shtator 1977, Maria Callas u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Paris. Zemra e saj përjetësisht e copëtuar, nuk mundi t’i mbante të bashkuara pjesët dhe u largua edhe ajo, në moshën 53-vjeçare, në të njëjtën moshë me atë të burrit të fundit që kishte dashuruar. Dashuria e saj e fundit, e pamundur.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook