Lidhu me ne

Mix

Gënjeshtrat për jetën e tij, shtojnë trysninë për dorëheqjen e ligjvënësit George Santos

Gënjeshtrat për jetën e tij, shtojnë trysninë për

Trysnia ndaj ligjvënësit republikan George Santos për të dhënë dorëheqjen po shtohet, pasi ai është vënë në qendër të një skandali për shkak të fabrikimeve të biografisë së tij dhe të të afërmve të tij. Gjatë fundjavës, kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, republikani James Comer tha se ai do të përjashtohet nga Kongresi nëse zbulohet se ka shkelur ligjet e financimit të fushatës. Ligjvënësi Santos ka pranuar se ka gënjyer se kishte diploma nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Kolegji Baruch dhe se kishte punuar për kompanitë Goldman Sachs dhe Citigroup. Korrespondenti Evgeny Maslov i shërbimit rus të Zërit të Amerikës analizon rastin mjaft të pazakontë të zotit Santos.

Rasti i George Santosit po konsiderohet si një skandal me elementë të një thrilleri të Hollivudit. Zgjedhja e tij bë pas një fushate ku duket se ai gënjeu për gjithçka: Origjina, arsimi, biznesi familjar dhe suksesi personal në “Wall Street”. Mediat amerikane ishin ato që zbuluan gjithçka për të dhe me çdo publikim të ri, publiku mëson detaje edhe më tronditëse. Zoti Santos fitoi zgjedhjet si përfaqësues i një qarku në Long Island në shtetin e Nju Jorkut.

“Fushata e George Santosit vitin e kaluar ishte një fushatë mashtrimi, gënjeshtrash dhe trillimi. Ai mashtroi votuesit e qarkut të 3-të të Kongresit dhe mashtroi anëtarët e Komitetit Republikan të Qarkut Nassau”, tha udhëheqësi i republikanëve në qarkun e Nassaut të Nju Jorkut.

George Santos u bë republikani i parë homoseksual i zgjedhur në Kongres. Familja e tij është nga Brazili, por gjatë fushatës zgjedhore ai pretendoi se kishte rrënjë hebreje nga ana e nënës dhe se familja e saj u largua nga Evropa gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke i shpëtuar Holokaustit. Hulumtimet e gazetarëve nuk gjetën asnjë fakt për këtë pretendim. Raportimet e mediave gjithashtu hodhën poshtë pretendimin se ai kreu kolegjin dhe punoi në kompaninë financiare “Goldman Sachs”.

“Kemi të bëjmë me një njeri që mashtroi votuesit në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë në një fushatë zgjedhore. Republikanët, të cilët e mbështetën atë dy herë dhe padyshim nuk e testuan shumë, tani po thonë se ai nuk duhet të jetë më ligjvënës dhe asnjë republikan nuk ka dëshirë të ketë lidhje me të”, tha Stephen Blank, redaktor i kompanisë së botimit, “Blank Slate Media”.

Media nuk besonte fillimisht se ai kishte gjasa të fitonte, prandaj edhe vëmendja nuk ishte fillimisht e përqëndruar tek pretendimet e tij, por tek rivali i tij nga Partia Demokratike. Zoti Santos thotë se akuzat për mashtrim janë rezultat i një keqkuptimi dhe keqinterpretimi të asaj që ai ka thënë.

“Ai është gënjeshtar. Nuk mendoj se dikush që mban një pozicion zyrtar duhet të lejohet të qëndrojë në detyrë me një biografi kaq të rreme. E di që republikanët në Nju Jork po i thonë që duhet të japë dorëheqje, por ai ende po përpiqet të justifikohet. Ashtu si gjithë të tjerët kur është fjala për karrieren e tyre, edhe politikanët normalisht duhet të mbahen përgjegjës për historinë e tyre. Nëse unë do të thoja se jam diplomuar nga Harvardi dhe do të punësohesha me atë pretendim dhe më pas zbulohet se kjo nuk është e vërtetë, unë padyshim do të pushohesha nga puna. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për politikanët”, tha Kate Grifle, banore e Nju Jorkut.

“Ai është gënjeshtar. Ai dha gjithë ato dëshmi të rreme. Ai tha se ka mbaruar kolegjin, por kjo nuk është e vërtetë. Ai pretendoi se ishte pjesë e ‘Goldman Sachs’, por nuk ishte. Ai është një mashtrues dhe duhet të japë dorëheqjen”, vlerëson banori tjetër i Nju Jorkut, Fred Williams.

“Ka dallim kur thua një gënjeshtër të padëmshme dhe kur të vetmet gjëra që thua janë gënjeshtra. Është tjetër gjë nëse pretendon se ke marrë nota më të mira, por kur del se nuk ke shkuar fare në një institucion arsimor, kjo është e tmerrshme”, tha Cynthia, banore e Nju Jorkut.

“Nuk e di si fle natën. Nuk mendoj se duhet të lidhet me republikanët apo demokratët. Dhënia e dorëheqjes është veprimi i duhur dhe ai duhet të largohet”, tha banori tjetër i Nju Jorkut, John.

Në Brazil, zoti Santos akuzohet se vodhi para duke konvertuar një mori çeqesh që nuk ishin të tij. Ai u dëbua dy herë nga apartamentet për mospagesë të qerasë. Në vitin 2020 ka deklaruar të ardhura prej 55 mijë dollarësh. Në vitin 2022, ai tregoi se kishte bërë 750 mijë dollarë. Shtypi amerikan publikoi detaje që lidhnin fushatën e tij zgjedhore dhe fondet ruse.

“Ne kemi raportuar pasi kishim informacionin që kushëriri i një oligarku rus mbështeti financiarisht fushatën e zotit Santos. Ne mendojmë se ai dha rreth 20,000 dollarë. Gazeta ‘The Daily Beast’ raportoi shumë më të madhe. 20,000 dollarët ishin një transferim i drejtpërdrejtë, por kishte edhe kontribute të tjera që ai mori. Rusi që i dha para ishte kushëriri i një oligarku, jahti i të cilit u konfiskua nga Spanja dhe që ka lidhje të afërta me udhëheqësin rus, Putin”, tha Stephen Blank, redaktor i kompanisë së botimit, “Blank Slate Media”.

Që nga 3 janari, George Santos ka zënë vendin e tij në Kongres dhe është e qartë se nuk do të largohet me dëshirën e tij. Nëse hetimet zyrtare vërtetojnë të gjitha akuzat, largimi i tij nga Dhoma e Përfaqësuesve kërkon një votim në Kongres në përputhje me procedurën legjislative.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix16 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix16 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix16 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix16 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix16 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix16 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix16 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix16 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar17 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook