Lidhu me ne

Mix

Sharon Stone: Roli im ikonik më kushtoi humbjen e kujdestarisë së djalit

Sharon Stone: Roli im ikonik më kushtoi humbjen e kujdestarisë së

Sharon Stone, e ftuar në podkastin “Table for Two” me Bruce Bozzi, u shpreh se roli i saj legjendar në filmin “Basic Instinct” i kushtoi kujdestarinë e humbjes së djalit të saj, Roan, të cilin e adoptoi së bashku me ish-partnerin, Phil Bronstein.
 
“Humba kujdestarinë e fëmijës. Gjykatësi e pyeti vogëlushin tim: ‘A e di që mami yt bën filma seksi?’. Menduan se e dinin se çfarë prindi isha, sepse bëra atë film”, tha ajo.

“Njerëzit vërtiteshin pa rroba në TV, rregullisht, ndërsa unë humba kujdestarinë e fëmijës, kur panë lakuriqësinë time për 16 sekonda”, shtoi aktorja, duke theksuar se e gjitha kjo e dëmtoi shumë psikologjikisht dhe fizikisht. Sharon tha se u detyrua të shkonte në spital për aritmi.
 
“Më theu zemrën. Tamam-tamam, më theu zemrën”, u shpreh Stone.

Ajo ka folur për kujdestarinë e djalit edhe në vitin 2021, në librin me kujtimet e saj, të titulluar “The Beauty of Living Twice”. Në veprën e saj, thekson se ajo dhe Bronstein u ndanë në vitin 2004 dhe se nuk mund ta tregonte arsyen se pse e humbi kujdestarinë e të birit, për shkak të një marrëveshjeje konfidencialiteti, si dhe për “respekt” ndaj tij.

Sharon Stone: Roli im ikonik më kushtoi humbjen e kujdestarisë së

Por, Stone ndau ndjesitë e saj: “U ndëshkova sepse ndryshova perceptimin se si ne i shohim gratë dhe e kuptoj që duke shkruar këtë libër, mund të ndëshkohem sërish. Por, këtë herë nuk kam frikë!”, tha ajo, duke shtuar edhe se pas humbjes së kujdestarisë, nuk mund të funksiononte siç duhej. Flinte çdo pasdite dhe thjesht nuk mund të ngrihej nga shtrati.

Më pas, Stone mësoi se vuante nga anoreksia.
 
“Ndalova së ngrëni, u copëtova dhe as nuk e kisha vënë re. Isha shtrirë dhe kisha hequr dorë. Zemra ime, mesa dukej, ishte thyer me të vërtetë”, nënvizoi ajo. Gjithashtu, tha se ndërkohë që mundohej të përmirësonte shëndetin, duhej të vijonte të luftonte për djalin e saj.
 
“Unë e bëra këtë për 13 vjet, luajta një lojë shumë të gjatë dhe shumë të vështirë shahu, në përpjekje për t’i siguruar atij gjithçka që mundja, për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Tani, shtëpia dhe familja ime janë kompletuar dhe unë jam në gjendje të rigjej suksesin në pjesën tjetër të jetës, sepse zemra ime është plot”, përmbylli aktorja legjendare historinë e saj.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook