Lidhu me ne

Radar

10 vjet në pushtet, Rama kujtohet të luftojë korrupsionin në Kadastër

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re Dallëndyshe Bici, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame.

Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre.

Për kreun e qeverisë synim është që të mbyllen të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.

‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it. Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet.’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se në fokus të punës së drejtueses së re të Kadastrës do të jetë cilësia dhe shpejtësia në zbatim të ligjit.

‘Do jetë cilësi dhe shpejtësi në zbatim të ligjit. Ne ju kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta dhe shërbime pranë kadastrës do ti marrin pa lëvizur nga vendi vetëm nëpërmjet telefonit.’- tha Rama.

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix1 ditë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix1 ditë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix1 ditë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix1 ditë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix1 ditë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix1 ditë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix1 ditë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix1 ditë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook