Lidhu me ne

Kryesore

“Ka grupe që vjedhin si shushunja” Berisha: Rama diskriminues i veriut, nuk ka dhënë asnjë fond

“Ka grupe që vjedhin si shushunja” Berisha: Rama diskriminues i

Kreu i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar veriun e vendit duke e përjashtuar nga fondet dhe investimet.

Nga Vau i Dejës ku prezantoi kandidatin e 14 majit, Zef Hila, Berisha renditi disa shembuj lidhur me këtë akuzë dhe shtoi se Rama ka krijuar disa grupe të cilat vjedhin si shushunja, ju ditën dhe natën.

BerishaNëse ju merrni investimet që kjo qeveri ka sjellë në qarkun e Shkodër, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Pukë janë absolutisht as 3% e të gjitha investimeve që ka dërguar të zemë, në dy bashki socialiste, as 3 % të tyre. Pak ditë më parë unë pashë banorët e Dukagjinit, duke protestuar me të drejtë për rrugën. Në vitin 2013, qeveria ka lënë të gatshme, në ndërtim e sipër rrugën Hani i Hotit-Vermosh që kishte shkuar deri në Tamarë, rrugën Shkodër-Dukagjin e cila kishte shkuar deri në Prekal, rrugën Bogë-Theth që kishte shkuar përtej Bogës dhe po shkonte për në Thethit.

Ndërtoi urën këtu, e vërteta është mjaft e kushtueshme, mbi 6 mln euro, rikonstruksionin e rrugës Vau Dejës-Koman. Ku janë? Dy të parat janë drejt fundit, e Prekalit asnjë kilometër nuk është shtruar më tej. Dhe kanë paftyrësi të pretendojnë se ky qenka defekt i bashkisë. Në një kur bashkia, nuk ka, sepse është një aks kombëtar dhe bashkia nuk ka asnjë tagër për atë rrugë, lamë gati projektin dhe fondin. Po u nis një rrugë, financimi i saj garantohet para se të nisë ndërtimi.

Çfarë ndodhi me rrugën tjetër. E filluan rrugën Vau i Dejës-Koman. Kur një ditë deputeti e ngriti ndërprerjen e punimeve, si iu përgjigj ministrja në parlament; ajo tha, nuk është rrugë turistike, nuk ka punë me turizmin. Sikur ajo të ishte nga Zululandi mund të fliste në këtë mënyrë, por gjë më të turpshme të thuash ti, që rruga që lidh Vaun e Dejës që kalon buzë liqenit dhe e lidh me Komanin, liqeni i të cilit përbën absolutisht fjordin më të mrekullueshëm në Europë dhe të pretendosh se ajo nuk është një zonë turistike, të pretendosh se Alpet nuk paskan potencial turistik, ti ke një urrejtje të verbër ndaj asaj zone dhe vendi dhe turpëron çdo njeri që dëgjon.

I dhashë këto shembuj për të thënë se Edi Rama është një diskriminues i veriut. Ka krijuar disa grupe të cilat vjedhin si shushunja, ju ditën dhe natën. 120 familje socialistë dhe kryesocialistësh futen në kundërshtim me çdo ligj, futi në ndihmë kryetari socialist vetëm e vetëm për të blerë vota.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 rregullat e panegociueshme që Madonna u ka vënë fëmijëve

Madonna ka zbuluar sekretin e suksesit të saj si nënë në rritjen e fëmijëve. Ata kanë lirinë e tyre, por...

Radar5 orë më herët

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret

Denoncimi i Hysenbelliut: Rama më kërkoi të shisja News24, nuk pranova, tani po hakmerret Denoncimi i Hasenbelliut: Rama më kërkoi...

Mix6 orë më herët

Hasbulla provon çizmet e famshme “Super Mario”

Kur maska e njohur e modës, MSCHF, nxorri në shitje një palë çizme të kuqe me detaje stilistike ekstravagante, të frymëzuara...

Mix6 orë më herët

Dieta që na ndihmon të forcojmë kockat

Flitet shpesh për osteoporozën, e cila është një sëmundje tinëzare, përgjegjëse për fraktura të cilat në pleqëri mund të jenë...

Mix6 orë më herët

E dehur, Olta puth në buzë Dean dhe shan Luizin

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit banorët e BBV kërcyen e u kënaqën nën muzikën e DJ PM dhe...

Mix6 orë më herët

5 përfitimet shëndetësore të Agjërimit

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame po përgatitet për agjërim. Agjërimi, i cili është një adhurim shumë i...

Mix6 orë më herët

Cilat janë 5 arsyet që nuk po humbisni peshë ?!

Humbja e peshës mund të jetë sfiduese. Mund të duket sikur keni provuar çdo dietë apo truk të të ngrënit...

Mix6 orë më herët

Çfarë është Nevruzi, tradita e lashtë 3 mijë vjeçare, dhe cilat janë 7 ushqimet që duhet të konsumoni?

Alaa Al-Marjani/Reuters Nowruz – No-Ruz ose Farsi për “ditën e re” – është një festë e lashtë që kremton ditën...

Mix7 orë më herët

Bill Gates: Inteligjenca Artificiale, përparimi më i madh i njerëzimit në dekada

Në një postim, Bill Gates iu referua inteligjencës artificiale, duke theksuar se ajo është përparimi më i rëndësishëm teknologjik i njerëzimit në dekada,...

Radar7 orë më herët

Rama përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme

Cukali: Kryeministri përdor strategji perverse për të goditur, pasojat do jenë të tmerrshme Kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto...

Facebook