Lidhu me ne

Mix

Sa duhet të jetë presioni i gjakut sipas moshës ?

Cili është presioni ideal i gjakut sipas moshësFoto ilustruese

Presioni i gjakut është një nga treguesit më të rëndësishëm të shëndetit të njeriut, dhe monitorimi i tij është vendimtar në parandalimin e një sërë sëmundjesh, si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dalja e veshkave jashtë funksionit. Të gjithë duhet të përpiqemi që të kemi një presion të gjakut nën vlerën 120/80 mmHg.

Megjithatë, shumica e njerëzve kanë një normë në intervalin 120/80 mmHg ose 140/90 mmHg. Po çfarë është presioni i gjakut? Presioni në përgjithësi është sasia e forcës fizike të ushtruar mbi një objekt. Në këtë rast, presioni i gjakut i referohet forcës së ushtruar nga gjaku në enët e gjakut.

Kur presioni i gjakut është shumë i lartë, arteriet e një njeriu i nënshtrohen një tendosjeje të vazhdueshme, e cila me kalimin e kohës, mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, që janë kërcënuese për jetën. Presioni i gjakut matet në ‘milimetra merkur’ (mmHg) dhe lexohet për dy vlera: sistolike dhe diastolike.

Për shembull, presioni optimal i gjakut është 120 mbi 80 ose 120/80 mmHg. Vlera e lartë përfaqëson presionin sistolik të gjakut, pra presionin në arteriet tuaja kur rreh zemra. Vlera më e ulët është presioni diastolik i gjakut, që tregon presionin në arterie kur zemra pushon midis 2 rrahjeve.

Matja periodike e presionit të gjakut është e rëndësishme, pasi një normë e lartë (hipertension) nuk është diçka që mund ta vëreni ose ndieni. Megjithatë, nëse presioni i gjakut matet vetëm një herë dhe zbulohet se është i lartë, kjo s’do të thotë domosdoshmërisht se ai është gjithmonë shumë i lartë.

Prandaj për të pasur një lexim të besueshëm, presioni i gjakut duhet të matet në disa ditë të ndryshme kur jeni duke pushuar. Zakonisht, njerëzit nuk mund të thonë se kanë presion të lartë të gjakut nëse nuk e kanë matur atë. Çdo gjë mbi normën 140/90 mmg konsiderohet presion i lartë i gjakut dhe kërkon monitorim apo kurim. 

Presioni i lartë i gjakut quhet shpesh “vrasësi i heshtur”, sepse zakonisht nuk ka simptoma. Por nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm. Gjithsesi, herë pas here njerëzit me presion të lartë të gjakut raportojnë dhimbje koke të shpeshta, të cilat mund t’i alarmojnë mjaftueshëm për të kontrolluar presionin e gjakut.

Është e rëndësishme të theksohet se presioni i gjakut ndryshon ndjeshëm. Dhe një lexim i vetëm i nuk është domosdoshmërisht një arsye për t’u shqetësuar. Nëse leximi është mbi këtë normë pas javë matjesh të vazhdueshme, atëherë mund të supozoni me siguri se mund të vuani vërtet nga hipertensioni.

Megjithëse presioni i gjakut më pak se 140/90 konsiderohet normal, ai nuk është ideal. Të gjithë duhet të përpiqen ta ulin atë edhe më tej, në mënyrë që të shmangin sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Për shembull, dikush që ka një presionit të gjakut 135/85, ka dy herë më shumë gjasa të ketë një atak në zemër ose goditje në tru se dikush me një normë 115/75.

Presioni optimal i gjakut është thelbësor për integritetin strukturor të arterieve. Këto të fundit dobësohen me kalimin e moshës, pasi litra të panumërta gjaku rrjedhin nëpër to. Presioni i lartë i gjakut, e rrit rrezikun për të pasur një atak në zemër, që mund të shkaktojë pushim të zemrës.

Ekzistojnë një sërë arsyesh pse një person mund të vuajë nga hipertensioni. Teksa plakemi, presioni i gjakut rritet zakonisht për shkak të konsumimit të akumuluar në enët e gjakut. Por te presioni i gjakut mund të ndikojnë edhe faktorë gjenetikë. Për shembull, komunitetet afro-amerikane dhe ato aziatiko-jugore priren të jenë më të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut.

Presioni i lartë i gjakut varet edhe nga trashëgimia familjare. Por presioni i lartë i gjakut është zakonisht rezultat i zgjedhjeve të stilit të jetesës, veçanërisht i dietës ushqimore. Shumë kripë, fruta dhe perime të pamjaftueshme, si dhe konsumi i tepërt i alkoolit mund të rrisin presionin e gjakut.

Edhe të qenit mbipeshë dhe mungesa e ushtrimeve fizike, mund të rrisë gjithashtu ndjeshëm rrezikun e hipertensionit. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), një lexim i shëndetshëm i presionit të gjakut duhet të jetë nën 120/80 mmHg. Megjithatë, norma bazë mund të ndryshojnë në varësi të moshës, statusit shëndetësor dhe kushteve të tjera mjekësore të një personi.

Për shembull, AHA rekomandon që të rriturit e moshuar (65 vjeç e lart) pa ndonjë sëmundje kronike të njohur, mund të synojnë një gamë pak më të lartë të presionit të gjakut prej 130/80 mmHg. Ndërkohë presioni i ulët i gjakut, i njohur si hipotension, është në përgjithësi çdo normë nën 90/60 mmHg.

Në përgjithësi, kjo është diçka e mirë, sepse do të thotë që është minimal rreziku për goditje në tru ose sëmundje të zemrës. Atletët dhe njerëzit që bëjnë shumë kardio çdo ditë, kanë në përgjithësi një presion të ulët të gjakut. Dhe shumica e njerëzve me hipotension nuk kanë nevojë për trajtim me ilaçe.

Mund të ketë raste kur presioni i gjakut i një personi është i ulët përkohësisht për shkak të mjekimit. Dhe ndonjëherë, njerëzit mund të kenë presion të ulët të gjakut në mënyrë natyrale, por kjo nuk është arsye për shqetësim në vetvete. Ndonëse në disa raste, presioni i ulët i gjakut është i lidhur me depresionin. Por nëse pacienti ndihet i trullosur ose sikur i bie të fikët dhe presioni i gjakut është i ulët, atëherë është e detyrueshme konsulta me mjekun.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport2 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix2 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix2 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook