Lidhu me ne

Aktualitet

“I ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme”/ Sot kujtohet për punëtorët shqiptarë, por si i nxiti Rama bizneset të merrnin bangladeshas

Arben Rrozhani“I ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme”/Fotomontazh: Rama dhe punonjës aziatikë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë u shfaq sot i shqetësuar për mungesën e krahut të punës. Sipas Ramës është e papranueshme që punëtorët vendas paguhen pak, ndërsa të huajve ju jepet shumë më shumë për të njëjtën punë. Sot u dëgjuan porosi të tilla si:

“Sipërmarrësi shqiptar duhet ta kuptojë që nuk mund t’i japi gruas që pastron atje në Himarë e në Dhërmi 300 mijë lekë sepse është nga vendi edhe pastaj marrin nga Bali edhe nga Filipinet dhe ju japin nga 1000 Euro. Nuk mund të funksionojë kështu. Duhet që punonjësin shqiptar ta vlerësojmë si sytë e ballit”.

Po si arritëm deri këtu, kur bizneset nuk po gjejnë krahë të aftë për punë, sepse shqiptarët, të detyruar nga kostoja e lartë e jetesës dhe pagat e ulëta, kanë zgjedhur që të emigrojnë.

Një shpjegim duhet kërkuar te kryeministri i vendit që akuzohet për shpopullim dhe braktisje të vendit nga të rinjtë, të aftët dhe njerëzit e ditur.

Mjafton të kthehemi vetëm 2 vite pas. Më 31 mars 2021, gjatë qëndrimit të tij në Shkodër, kryeministri Rama ndaloi për një vizitë në fasonerinë e familjes Shtjefni. Pronari i saj u ankua për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Ai tha se do të marrë në Bangladesh 300 punëtorë kundrejt një page mujore 400 dollarë, teksa do t’u mbulojë dhe strehimin. Kryeministri Rama nga ana e tij tha se qeveria ka lehtësuar procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, duke e cilësuar një iniciativë pozitive.

Pronari: Unë po plasi tu kërku punëtorë në Tiranë dhe Berat, a doni punë dhe nuk vjen askush. Në televizione të gjithë thonë nuk ka punë, ne kemi aq shumë punë sa nuk kemi ku ta çojmë. Para disa ditësh ne kthyem një përfaqësues të “Zara”-s vetëm për mungesë punëtorësh. Paga nuk është 30 mijë lekë, por 40 mijë lekë, sa do ta bëni ju vitin tjetër.

Rama: Unë e di që kjo është bisedë e rrezikshme për ne se na hidhen në fyt dhe pastaj kur u tregojmë këto thonë se kjo nuk është punë, është skllavëri, është poshtërsi. Më vjen shumë keq për ata që nuk kuptojnë por nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Ne e kemi kaluar ligjin e ri për të huajt që është shumë i thjeshtë, nuk ka fare më ato procedurat e tmerrshme. 7 ditë është procedura për të marrë punëtorë të huaj dhe po të them me këtë pagë që ke ti e ke të garantuar, kanë filluar të marrin edhe të tjerët,  punëtorët e huaj nga Bangladeshi, nga Pakistani, India.

Pronari: I kam porositur 300 në Bangladesh, 400 dollarë paga. E kanë të përfshirë edhe fjetjen.

Rama: I ke pronto, nuk dinë as shqip të merren me thashetheme.

Pronari: Do të bëj një kat apostafat për ta.

Rama: Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria.

Pronari: E kishim mbyll për të ardhur më herët po na ra pandemia. Po tani do të vazhdojmë ti marrim. 400 dollarë duan ata.

Rama: Janë punë, punë dhe nuk ka llafe.

Ky bashkëbisedim është publikuar në televizionin e qeverisë, për të mbetur një dëshmi se vendin drejton një qeveria pa vizion.

Rama më pas u mundua ta “sqarojë” deklaratën dhe sulmoi edhe ish-drejtuesin politik që e komentoi deklaratën e tij për bangladeshasit, duke u shprehur se: “Pa rikonceptimin e strukturës ekonomike dhe modelit zhvillimor nuk do të mund të frenojmë braktisjen e vendit”.

Por Rama ia ktheu një ditë më pas: “Ku kupton Ditmir Bushati nga struktura e ekonomisë shqiptare? Ai është brenda nesh, por nuk do të thotë që kupton”.

Sot, dy vite më pas, i vetmi që nuk kupton fare nga ekonomia reale del Edi Rama, të cilit bangladeshasit e lakmuar i erdhën në Shqipëri sa për ta përdorur vendin si transit drejt vendeve të BE-së.

Sektori fason numëron një mungesë prej 25 mijë punëtorësh. Për shkak të kërkesës së lartë të fuqisë punëtore nga largimi i vendasve në emigracion sektori ishte ndër të parët që punësuan punonjës nga Bangladeshi, por ata na “lanë pendët” për të emigruar drejt Europës. Largimi i punonjësve nga Bangladeshi është ngritur si shqetësim nga fabrikat e përpunimit të drurit dhe industrisë përpunuese ushqimore. Tashmë mungesa e fuqisë punëtore është thelluar edhe në sektorin e bareve dhe restoranteve, ndërsa shoqata e Bareve dhe e Restoranteve deklaroi mungesën e 15 mijë punëtorëve, por edhe në transport dhe përpunimin e drurit.

Dëmi që i është bërë vendit nga politika pa vizion për punësimin, pagat i ka dhënë shenjat e veta të rënda me kohë dhe do të ndjehet edhe më shumë sapo të nisë sezoni veror e më tej. Do të jetë një gjendje aq e mjerë për krahë pune, sa s’do ketë bangladeshas në botë që t’i bëjë derman kryeministrit që e mendoi se e gjeti zgjidhjen te përzënia e shqiptarëve dhe zëvendësimi i tyre me aziatikë. 

MË TEPËR

Mix11 minuta më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix13 minuta më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 minuta më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix18 minuta më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore23 minuta më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix28 minuta më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix36 minuta më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske24 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar24 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore24 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook