Lidhu me ne

Mix

Cigaret elektronike më të dëmshme për mushkëritë sesa duhani tradicional

Studimi: Cigaret elektronike më të dëmshme përFoto ilustruese

Në Itali qeveria po diskuton mbi një projektligj që synon të zgjasë ndalimin e pirjes së duhanit edhe jashtë ambienteve të mbyllura, në rastet kur mungon në një lokal një zonë e rezervuar për duhanpirësit. Nëse miratohet, projektligji do të forcojë ndalimet kundër duhanit, duke përfshirë edhe cigaret elektronike.

Ndërsa dëmet e duhanit njihen prej vitesh (konsumimi i vazhdueshëm mund të jetë shkaku i të paktën 27 sëmundjeve, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri), njerëzit kanë vitet e fundit një pasion të zjarrtë për cigaren elektronike. Madje ka nga ata që konsiderojnë atë si një ”mjet për të lënë duhanin”.

Por të tjerë i konsiderojnë edhe më të dëmshme sesa duhani tradicional. Këtë të fundit e mbështesin studime gjithnjë e më të thelluara. Siç rezulton nga një studim i kryer së fundi nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, duket se përdorimi kronik i cigares elektronike nxit edhe dëmtime serioze në sistemin kardiovaskular si hipertensioni dhe trashja e mureve të arterieve (faktor rreziku për infarkt miokardi dhe goditje në tru).

Duhet pasur parasysh se përdorimi i cigareve elektronike është rritur jashtëzakonisht shumë në dekadën e fundit, sidomos në mesin e shumë të rinjve (sipas një sondazhi të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, 41.5 për qind e nxënësve të moshës 14-17 vjeç i përdorin ato).

Një tjetër studim i udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Perelman e Universitetit të Pensilvanisë në SHBA, krahasoi mushkëritë e duhanpirësve tradicionalë me ato të përdoruesve të cigareve elektronike, duke zbuluar se këta të fundit kanë nivele shumë më të larta të inflamacionit të mushkërive se të parët.

Rezultatet e studimit u publikuan në “Journal of Nuclear Medicine”. Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë ekzaminuan dhe krahasuan mushkëritë e 5 duhanpirësve të cigareve elektronike, 5 duhanpirësve të cigareve dhe 5 joduhanpirësve duke përdorur tomografinë me emetimin e pozitroneve (PET).

Kjo teknologji, e përdorur zakonisht për diagnostikimin e kancerit, zhvillohet me anë të një radio-ilaçi që administrohet në mënyrë intravenoze në parakrah, që përmban një molekulë (ose gjurmues) që harton procesin patologjik që synohet të analizohet.

Në këtë rast, gjurmuesi lidhet me një enzimë të quajtur “sintazë e induktueshme e oksidit nitrik” ( iNOS), e cila është e përfshirë në prodhimin e trupit të oksidit nitrik (një gaz që shkakton inflamacion). Njerëzit me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) kanë zakonisht nivele të larta të inflamacionit dhe iNOS.

Për të përcaktuar se sa gjurmuesi ishte lidhur me enzimën në mushkëritë e duhanpirësve, përdoruesve të cigareve elektronike dhe joduhanpirësve.

Studimi zbuloi se përdoruesit e cigareve elektronike, kanë nivele dukshëm më të larta të iNOS sesa jo duhanpirësit dhe përdoruesit e cigareve të zakonshme. Studiuesit analizuan edhe shënuesit e inflamacionit në gjak, por nuk gjetën dallime midis tri grupeve.

“Megjithatë pirja e cigareve elektronike ka më shumë të ngjarë të dëmtojë mushkëritë në një periudhë afatgjatë, bazuar në sinjalet e rrezikut afatshkurtër që u shfaqën në këtë studim”, – theksohet në studim. Është e vërtetë, që bëhet fjalë për një studim të vogël.

Ndaj kërkohen kërkime më të gjera për të verifikuar këto gjetje, dhe madje për të siguruar statistika më të qëndrueshme. Megjithatë, është gjithnjë e më e qartë se cigarja elekronike është po aq e dëmshme sa tymi i duhanit të zakonshëm, në mos më shumë.

Pse duhet ta lini duhanin

Siç nënvizohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lënia e duhanit sjell një sërë përfitimesh të menjëhershme dhe afatgjata për trupin për të gjithë duhanpirësit:

– Brenda 20 minutave ngadalësohen rrahjet e zemrës dhe bie presioni i gjakut;

– Pas 12 orësh niveli i monoksidit të karbonit në gjak rikthehet në nivele normale;

– Nga 2-12 javë pas lënies së duhanit përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe rritet funksioni i mushkërive;

– Nga 1 deri në 9 muaj pas lënies së duhanit, reduktohet kolla dhe gulçimi;

– Pas 1 viti përgjysmohet rreziku i sëmundjes koronare, në krahasim me atë të një duhanpirësi;

– Pas 5-15 vjet pas lënies së duhanit, rreziku i goditjes në tru reduktohet në të njëjtin nivel me atë të një joduhanpirësi;

– Pas 10 vjetësh rreziku i kancerit të mushkërive bëhet sa gjysma e atij të duhanpirësit, ndërsa zvogëlohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, qafës së mitrës dhe pankreasit;

– Pas 15 vitesh rreziku i sëmundjes koronare të zemrës, është i ngjashëm me të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan.

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore17 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix17 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook