Lidhu me ne

Mix

Tre sekrete lidershipi nga fituesit e çmimit Nobel

Nëse qëllimet tuaja të lidershipit përfshijnë inovacionin, veçantinë dhe arritjen e rezultateve novatore, nuk ka shembuj më të mirë se laureatët e çmimit Nobel. Këta janë mendimtarë, që kaluan pengesa të panumërta, për t’u dalluar midis njerëzve më të zgjuar në planet. Teknikat që ata përdorin për të dalë në krye, mbartin mësime, që çdo drejtues duhet t’i dijë.

Mësimi 1 – Mos u përqendroni në një vision të vetëm

Sir Andre Geim, Profesor Regius dhe Profesor Kërkimor i Shoqërisë Mbretërore në Universitetin e Mançesterit, fitoi çmimin Nobel për zbulimin e grafenit, materiali mrekullibërës me trashësi një atom, që rrjedh nga grafiti (dhe një klasë e tërë materialesh të ngjashme).

Shumë fitues të fokusuar në karrierë, besojnë se përqendrimi vetëm në një çështje ose rrugën e karrierës, përcakton suksesin. Përqendrohuni dhe do të arrini në majë.Por karriera e Dr. Geim është një përjashtim i dukshëm nga kjo qasje.Pjesa më e madhe e suksesit të tij buron nga të menduarit “anësor”.

Ai thotë “Për shkak të formimit tim mjaft të larmishëm dhe të qenurit në mjedise të ndryshme shkencore, më pëlqen të kërcej nga një temë në tjetrën. Kur bën kalime të tilla, nuk ngecesh në një mënyrë të vetme të të menduarit.

Në këtë mënyrë, je në gjendje për të përdorur njohuritë nga fusha të tjera; ajo fillon të vijë natyrshëm. Shpeshherë, pikërisht kjo njohuri e përgjithshme, bën të gjithë ndryshimin.” Shumë udhëheqës nuk i lejojnë punonjësit e tyre të mendojnë në mënyrë “anësore”.

Një studim mbi koeficientin e inteligjencës të drejtuesve (Leadership IQ), zbuloi se vetëm 20% e menaxherëve i inkurajojnë punonjësit e tyre të sjellin dhe të mendojnë për risi, të eksperimentojnë dhe të luajnë me ide të reja.Natyrisht, drejtuesit kanë qëllime specifike që duhet të arrihen, dhe ato synime kërkojnë fokus. Por, duke i dhënë punonjësve tuaj pak autonomi për të eksploruar ide të reja, jo vetëm që mund të nxitet një përparim i madh, por gjithashtu, ky mund të jetë çelësi për mbajtjen dhe angazhimin e punonjësve.

Në lidhje me këtë, stili i udhëheqjes për të cilin punonjësit duan më shumë të punojnë, quhet stili idealist. Ky stil karakterizohet nga të mësuarit dhe nga një rritje e zgjeruar dhe gjithëpërfshirëse.

Idealistët janë fitues, kanë energji të lartë, besojnë në potencialin pozitiv të të gjithëve rreth tyre, si dhe duan të mësojnë dhe të rriten, ndërsa dëshirojnë që të gjithë të tjerët në ekip të bëjnë të njëjtën gjë.

Mësimi #2 – Ndiqni rrugën më pak të përshkuar

Dr. Shuji Nakamura fitoi çmimin Nobel “për shpikjen e diodave efikase që lëshojnë dritë blu, e cila ka mundësuar burime të dritës së bardhë të ndritshme dhe që kursejnë energji”.

Në vitet 1980, dy materiale konsideroheshin si kandidatë të mundshëm për krijimin e LED blu; selenid zinku dhe nitrid galium. Por Dr. Nakamura nuk e pranoi njohurinë konvencionale se selenidi i zinkut ishte mënyra e vetme për të krijuar LED blu.

Pjesërisht, zgjedhja e tij ishte oportuniste. “Pashë që në fushën e selenidit të zinkut, po botoheshin shumë artikuj. Por në fushën e nitridit të galiumit, ishin botuar shumë pak punime, kështu që isha i sigurt se mund të publikoja shumë artikuj.”

Ai pa një mundësi për të rritur karrierën e tij (dhe suksesin e punëdhënësit të tij), duke devijuar nga dijet konvencionale. Është e vështirë të veçohesh duke ndjekur tufën, veçanërisht kur nuk je afër kryes.

Në testin online “Çfarë ju motivon?” (What Motivates You?), u zbulua se gati një e katërta e njerëzve udhëhiqen nga siguria. Ata në përgjithësi nuk e pëlqejnë ndryshimin dhe preferojnë vazhdimësinë, qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë. Në të kundërt, 8% e njerëzve janë të motivuar nga aventura.

Ata janë të motivuar nga rreziku, ndryshimi dhe pasiguria, dhe shfrytëzojnë mundësinë për të qenë të parët, që bëjnë diçka të re.Megjithatë, ndërsa këto shifra pasqyrojnë popullsinë e përgjithshme të punonjësve, drejtuesit e lartë kanë dy herë më shumë gjasa të motivohen nga aventura.

Mund të jesh një menaxher i suksesshëm duke ndjekur një rrugë të sigurt, por për të qenë një lider i madh (ose për të fituar një çmim Nobel), shpesh duhet të ndjekësh rrugën më pak të përshkuar.

Mësimi 3 – Testojini idetë tuaja nën presion (përpara se ta bëjnë të tjerët)

Dr. Michael Houghton, një virolog në Fakultetin e Mjekësisë dhe Stomatologjisë dhe drejtor i Institutit të Virologjisë së Aplikuar Li Ka Shing, në Universitetin e Albertës, fitoi çmimin Nobel për zbulimin e tij të virusit të Hepatitit C (HCV).

Përpara se Dr. Houghton të publikonte punimet në revistën Science, që çuan në fitimin e çmimit Nobel, ai formoi një komitet vlerësimi.

“Krijuam një komision rishikues një vit para se të publikonim rezultatet”, tha ai.Me një gjysmë duzinë anëtarësh, ekipi i Dr. Houghton kërkoi dhe mori skepticizëm, përpara se të dilte publikisht.“Kur formuam komisionin e shqyrtimit të ekspertëve, u habita asnjë prej tyre nuk ishte i bindur që ne kishim zbuluar virusin.”Duhet guxim për të kërkuar njerëz, që nuk janë të bindur për shkëlqimin tuaj; shumica prej nesh më mirë do të dëgjonin reagime pozitive sesa konstruktive.

Në fakt, në një studim mbi zhvillimin e lidershipit, Leadership IQ, zbuloi se vetëm 27% e punonjësve thonë se udhëheqësi i tyre gjithmonë inkurajon dhe njeh sugjerimet për përmirësim.

Por lidershipi nuk është të ndihesh rehat; ka të bëjë me arritjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme, edhe nëse kjo përfshin dëgjimin e kritikave të ashpra.Studimi “Pse CEO-t shkarkohen” (Why CEOs Get Fired), zbuloi se një nga pesë arsyet kryesore pse drejtuesit ekzekutivë humbën punën e tyre, ishte paaftësia e tyre për të marrë lajme të këqija për produktet ose kompaninë e tyre.

Udhëheqësit e mëdhenj e kuptojnë se është shumë më mirë të dëgjosh lajme të këqija drejtpërdrejt, sesa të ecësh përpara me një plan jo të mirëmenduar ose të pasaktë.

/ Forbes

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix8 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix8 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix8 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix8 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix8 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix20 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix20 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix20 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix20 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook