Lidhu me ne

Mix

Filmi ‘Nuclear Now’ i Oliver Stone del në kinematë amerikane


Publiku amerikan së shpejti do të jetë në gjendje të shikojë dokumentarin e ri të Oliver Stone ‘Nuclear Now’, në të cilin regjisori fitues i çmimeve eksploron një mjet të diskutueshëm për të trajtuar problemin e ndryshimeve klimatike.

Banorët e Nju Jorkut, Los Anxhelosit dhe ‘tregjeve të zgjedhura’ do jenë në gjendje të shohin ‘Nuclear Now’ në kinema duke filluar nga 28 Prilli, ka thënë distributori ‘Abramorama’ për Deadline. Ai do shfaqet në pjesën tjetër të SHBA-së dhe Kanadasë më 1 maj, dhe më vonë do bëhet i disponueshëm në platformat dixhitale dhe streaming përmes Giant Pictures.

“Kjo është, sipas meje, historia më e madhe e kohës sonë, ku diskutohet kthimi i njerëzimit nga varfëria në zhvillim dhe zotërimin e tij të shkencës për të kapërcyer kërkesën moderne për gjithnjë e më shumë energji,” tha Stone për Deadline.

Filmi bazohet në librin e profesor Joshua S. Goldstein të vitit 2019 ‘A Bright Future’, sipas të cilit energjia bërthamore mund të trajtojë ndryshimet klimatike. Stone shkroi skenarin bashkë me Goldstein dhe përdori ‘qasje të paprecedentë’ në industrinë bërthamore në Francë, Rusi dhe SHBA për të eksploruar mundësitë e saj.

“Për një kohë të gjatë e konsideruar si e rrezikshme në kulturën popullore, energjia bërthamore është në fakt qindra herë më e sigurt se karburantet fosile dhe aksidentet janë jashtëzakonisht të rralla,” tha Stone.

I titulluar fillimisht ‘Nuclear’, filmi u shfaq premierë në Festivalin e Filmit të Venecias vitin e kaluar. Traileri i parë amerikan për ‘Nuclear Now’ paraqet Stone duke thënë se njerëzimit ‘i ka mbaruar koha për t’u frikësuar’ dhe se ‘vetë gjëja nga e cila kemi frikë është ajo që mund të na shpëtojë’.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix14 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix14 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix14 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix14 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix14 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix14 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix14 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix15 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar15 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook