Lidhu me ne

Mix

Pse flasim me veten?/ Është truri ynë ai që mendon me zë të lartë

Pse flasim me veten?/ Është truri ynë ai që mendon meFoto ilustruese

Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të flasin me zë të lartë me veten, ndoshta në një moment shumë stresues. Disa e bëjnë këtë për ta bindur veten për diçka, të tjerë vetëm për të rishikuar një diskutim delikat që herët a vonë do të duhet të bëni me dikë, dhe të tjerë për të mësuar përmendësh më mirë informacionin.

Në fakt te kjo dukuri nuk ka asgjë të çuditshme. Sepse nuk është gjë tjetër veçse dalja jashtë të ashtuquajturit “diskursi i brendshëm”, mënyra më e zakonshme në të cilën marrin formë mendimet tona, të cilat shprehen shpesh me fjalë.

Në kokën tonë diskutimi është i vazhdueshëm: “Të bëj këtë apo atë?”, “Do dal së shpejti, duhet të marr ombrellën” etj. Nga këta shembuj kuptojmë se cili është zakonisht synimi i të folurit me veten: t’i japësh vetes udhëzime dhe të kujtosh më mirë diçka.

Dhe nuk është për t’u habitur nëse ky ligjërim na vjen herë pas here në buzë në mënyrë të pavullnetshme, dhe bëhet i dëgjueshëm edhe për të tjerët: kjo do të thotë se nuk aktivizohet (ose aktivizohet vetëm pjesërisht) mekanizmi cerebral, i cili në këto raste pengon artikulimin e fjalëve.

Në fakt, duke vëzhguar përmes rezonancës magnetike një tru që mendon, grupe të ndryshme kërkimore kanë vëzhguar zonat e lidhura me lëvizjen e muskujve që na lejojnë të flasim edhe nëse individi që mendon qëndron më pas në heshtje, duke pasur parasysh se lëvizja bllokohet në zona të tjera të trurit.

Por ka raste që në periudha stresi, ky mekanizëm nuk funksionon më së miri, ndaj mendimet “dalin” në një formë fjalimi të vërtetë. Një fenomen, në të cilin dallimet individuale janë shumë të theksuara: ka nga ata që e gjejnë veten shumë rrallë duke folur me veten, dhe të tjerë që e bëjnë këtë praktikisht çdo ditë, pa dëshmuar asgjë anormale.

Të folurit me vete është studiuar nga shkencëtarët për shumë vite. Gati një shekull më parë, psikologu Lev Vigocki, ishte i pari që vuri re se të folurit me veten zhvillohet së bashku me të folurit normal. Pra rreth moshës 2 ose 3 vjeç, fëmijët fillojnë të flasin me veten gjatë lojërave, dhe pastaj gradualisht ndalojnë së bëri këtë.

Gjithsesi, ata vazhdojnë t’i thonë gjëra vetes gjatë gjithë jetës së tyre. Gjatë këtyre bisedave me veten, të vegjlit ashtu si të rriturit, i japin njëri-tjetrit udhëzime dhe e inkurajojnë veten, ndoshta duke përsëritur frazat që kanë dëgjuar nga prindërit ose mësuesit e tyre.

Por të paktën te të rriturit, të folurit e brendshëm nuk është gjithmonë i qëllimshëm. Në disa eksperimente me imazhin e trurit, të kryera nga Çarls Fernihaug nga Universiteti Durham në Britaninë e Madhe mbi një grup vullnetarësh, të cilët u pyetën rastësisht se çfarë po mendonin ndërsa ishin brenda një aparati MRI, është vënë re se në disa raste rajonet e hemisferës së majtë (përfshirë zonën e Brokës dhe lobulin parietal inferior) janë normalisht të lidhura me emetimin e gjuhës “aktive” së bashku me mendimet.

Por në të tjerat u aktivizuan më shumë rajone të trurit, që lidhen zakonisht me perceptimet dëgjimore. Në rastin e parë vullnetarët deklaruan se po mendonin qëllimisht diçka, ndërsa në të dytin ata po “dëgjonin” kryesisht mendimet e tyre ndërsa mendja endet e lirë (një situatë që ndodh kryesisht gjatë pushimit, dhe që përfshin rrjete nervore të ndryshme nga ato të të folurit të brendshëm të qëllimshëm).

Prandaj, mekanizmi me të cilin shprehet zëri ynë i brendshëm është më kompleks sesa kishte supozuar dikur Vigocki. Për më tepër, një studim nga Geri Openhajm dhe Gerri Dell nga Universiteti i Ilinoisit, SHBA, ka treguar se ndonjëherë të folurit e brendshëm është shumë i ngjashëm me një seri fjalësh të heshtura, ndërsa herë të tjera është shumë më abstrakt dhe nuk i ka të gjitha tiparet e të folurit normalisht me dikë.

Tek e fundit, studimet e Fernihaug kanë treguar se të paktën 60 për qind e njerëzve raportojnë se fjalimi i tyre i brendshëm është më shumë një dialog midis tyre, dhe një “zë” tjetër, ndaj ai mund të quhet monolog. Kjo ndodh sepse, përveçse ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e sjelljes (për shembull, është thelbësor te vetëkontrolli, siç është dëshmuar nga disa studiues në Universitetin e Torontos, Kanada), fjalimi i brendshëm shërben gjithashtu për të motivuar veten kur dikush duhet të bëjë diçka.

Për këtë mjafton të mendoni për atletët që kapen shpesh nga kamerat duke folur me veten për të inkurajuar veten dhe për të rishikuar mendërisht lëvizjet e nevojshme për performancën. Në këto raste ne dëgjojmë “zërin” e dikujt afër nesh (duke menduar për shembull këshillën e një trajneri).

Për më tepër, çfarëdolloj forme që të marrë (dialog ose monolog), zëri ynë i brendshëm duket se ka një rëndësi të madhe sepse na ka bërë të vetëdijshëm se kush jemi si individë. “Të folurit e brendshëm na lejon të analizojmë verbalisht emocionet, motivimet, impulset dhe modelet tona të sjelljes, duke sjellë në ndërgjegje atë që do të mbetej e zhytur në nënndërgjegje”- mendon psikologu Alen Morin, i Universitetit Maunt Rojal në Kalgari (Kanada).

Etan Kros, neurolog eksperimental dhe themelues i laboratorit mbi emocionet dhe vetëkontrollin në Universitetin e Miçiganit, SHBA, thotë se të folurit e brendshëm është pikërisht mekanizmi që qëndron në themel të praktikave të lashta si lutja e heshtur dhe meditimi.

Por funksioni më i rëndësishëm i të folurit të brendshëm, mbetet bërja më efikase e kujtesës së punës, sepse na lejon të bëjmë të gjitha gjërat e vogla të përditshme. Antropologu britanik, Endrju Irving, “përgjoi” mendjet e mbi 100 njujorkezëve për 14 muaj me radhë.

Ai u kërkoi njerëzve që takonte rastësisht në rrugë të regjistronin në një magnetofon atë që po mendonin në atë moment. Në këtë mënyrë, ai zbuloi se disa prej tyre mendonin aty për aty për gjërat. Ndërsa shumë të tjerë reflektuan mbi ngjarjet e kaluara, duke qenë në gjendje të thoshin me vete se çfarë do të bënin në të ardhmen (për shembull të ngushëllonin një mik që kishte marrë lajme të këqija).

Zëri i brendshëm funksionon falë asaj që quhet lak fonologjik, pra një lloj “veshi i brendshëm” që na lejon të mësojmë përmendësh atë që thuhet rreth nesh, dhe që është i pajisur me një zë (gjithmonë të brendshëm), i cili na nxit ta përsërisim atë në mendje.

Një mekanizëm shumë i shpejtë: vlerësohet se ky lloj të menduari vazhdon me shpejtësinë 4000 fjalë në minutë (sa për krahasim, folësit më të mirë arrijnë të thonë 300-400 fjalë). Ky mekanizëm zhvillohet që në fëmijëri kur ju flisni me zë të lartë me veten tuaj.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook