Lidhu me ne

Radar

Veliajt nuk i pëlqen më Ilir Meta “Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës

Veliaj nga Kavaja: “Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës

Veliaj nga Kavaja: “Fyerje për demokratët që të

Nga Kavaja, gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj e quajti fyerje atë që po u bëhet demokratëve, të cilët në 14 Maj, Sali Berisha po u thotë të votojnë listën e njerëzve të Ilir Metës dhe ish-LSI.

Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur"/ Veliaj i tregon “dhëmbët”  Presidentit - Politikë

A ka fyerje më të madhe për demokratët, që të detyrohen nga Sali Berisha dhe të votojnë listën e Ilir Metës? Të Ilir Metës, armikut më të përbetuar të së djathtës? Atë që rrëzoi çdo qeveri të djathtë? Që minoi çdo qeveri të djathtë dhe tradhtoi çdo pakt me të djathtën? Sot po i kërkohet një demokrati të shkojë dhe të votojë listën e Ilir Metës, që çdo ditë dalin faturat se paguhet nga Rusia. Shokë, kush është ai demokrat që me sinqeritet pranon të shkojë si ‘cjapi te kasapi’? I them të gjithë demokratëve, mos mendoni Saliun dhe Ilirin, se ata boll halle kanë. Mendoni të zgjidhni hallet tuaja që i zgjidh Partia Socialiste dhe Redi Krali, këtu në Kavajë. Mos u merrni me hallet e Ilirit dhe të Saliut se ato nuk i zgjidhni dot, por që të fyhet çdo demokrat i Kavajës dhe t’i kërkohet që të votojë listën e rublave të Ilir Metës, ku praktikisht po shitet Partia Demokratike, te armiku më i betuar i të djathtës, ky është mëkat i madh. Ndaj, ftesa për çdo demokrat është: O shokë, çunat dhe gocat e Partisë Socilaliste, Redi Krajli dhe Këshilli ynë Bashkiak, janë përditë me ju, janë çdo orë me ju, jetojnë me ju, punojnë për ju dhe janë pjesë e skuadrës tonë fituese”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se lista e kandidatëve të Partisë Socialiste për këshilltarë bashkiakë do të shërbejë për të vijuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Bashkisë dhe Qeverisë për projektet e ardhshme.

“Ata thonë ‘na jepni Bashkinë që të rrëzojmë Qeverinë’. Ne themi ‘na jepni Bashkinë që t’i shërbejmë, bashkë me Qeverinë, interesave të Kavajës’. Bashkia, shokë, nuk është instrument për sherr. Këto 404 apartamente, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; qendrat shëndetësore, pa ndihmën e qeverisë, nuk do të bëheshin dot; këto rrugë e këto ujësellësa, pa ndihmën e Qeverisë, nuk do të bëheshin dot. Ndaj, duke pasur Redin, që i bie telefonit të Edi Ramës, çdo Ministri, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke pasur Këshillin Bashkiak të Partisë Socialiste, që nuk e braktis detyrën dhe i afron njerëzit, ne e përdorim Bashkinë si instrument për të bërë punë dhe jo si mjet për të hapur sherr”, tha Veliaj.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore11 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook