Lidhu me ne

Mix

Histori e vërtetë / 41 vjeçari që priti të dashurën e tij 10 ditë në aeroportin e Kinës

Njihuni me 41 vjeçarin që priti të dashurën e tij 10

Në ditët e sotme ku çdo aspekt i jetës është përqendruar në jetën digjitale, duket se ndërtimi i marrëdhënieve romantike të sinqerta është kthyer në një sfidë të vërtetë. Ndonëse rrjetet sociale kanë pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e komunikimit në çift, sidomos për njerëzit që jetojnë në distanca të mëdha fizike nga njëri-tjetri, duket se ka po ashtu edhe mashtrime. Fenomeni i mashtrimet në fazën e njohjes në rrjete sociale në platforma si “Tinder” po bëhet gjithnjë e më problematik pasi njerëzit e kanë të vështirë të besojnë nëse personi me të cilin po flasin është real apo pjellë e inteligjencës artificale. Dhe në rastet se ata janë të bindur se nuk po flasin me një robot elektronik, kanë frikën se partneri i tyre digjital nuk duket si në foto ose po gënjen sa i përket informacineve thelbësore rreth jetës së tij personale.

Këtu lind pyetja jonë: A mund të krijosh një lidhje të vërtetë në distance e cila mund t’i rezistojë kohës?

Në vijim duam të ndajmë me ju historinë e 41 vjeçarit Aleksander Pieter Cirk i cili fluturoi nga Hollanda në Kinë për të takuar Zhang-un, të dashurën që e kishte njohur në internet. Aleksandri kishte vendosur t’i bënte partneres së tij një suprizë të bukur duke udhëtuar në vendin e saj të lindjes. Pasi zbriti nga avioni, ai priti 10 ditë në aeroportin e Kinës por e dashura e tij nuk erdhi asnjëherë. Përveç kësaj, ajo nuk iu përgjigj asnjë mesazhi apo telefonate nga ana e Aleksandrit. Pas ditëve të gjata të pritjes, romantiku i pashpresë u detyrua të largohej dhe u shtrua në spital për shkak të lodhjes së tejskajshme, pagjumësisë dhe dehidratimit.

Ditë pas ngjarjes, Zhang doli në një intervistë televizive pasi lajmi u bë mjaft viral nga punonjësit e aeroportit.

Ajo tha publikisht: “Ne kishim avancuar në marrëdhënien tonë romantike, por u habita kur një ditë më dërgoi foto të biletave të avionit. Une mendova se po tallej ndaj nuk shkova për ta pritur.”

Në intervistë, Zhang gjithashtu shpjegoi që gjatë atyre ditëve, i ishte nënshtruar një operacioni plastik në një qytet tjetër dhe se telefoni i saj ka qëndruar gjatë gjithë kohës i fikur.  Ajo tha se ishte ende e interesuar për t’i dhënë një tjetër shanc lidhjes së tyre, por sipas Aleksandrit kjo ishte thjesht e pamundur. Pasi doli nga spitali ai u largua për në vendin e tij dhe nuk shkeli më kurrë në Kinë. Mesa dimë, çifti nuk ka komunikuar më që pas këtij episodi. Disi tragjike, apo jo?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix14 orë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix14 orë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike14 orë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix14 orë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix14 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix14 orë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix14 orë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix14 orë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet14 orë më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Facebook