Lidhu me ne

Radar

New York Times ‘propagandë e palexueshme, e ngjashme me diarrenë’ – Elon Musk

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk e ka quajtur New York Times ‘propagandë të palexueshme’ pasi gazeta kundërshtoi të paguante për verifikimin e llogarisë.

Më herët, Twitter filloi të heqë shenjat e tij ikonike blu nga llogaritë që kishin marrë distinktivin përpara se të prezantohej sistemi i abonimit të Musk.

Twitter njoftoi muajin e kaluar se, që nga e shtuna, do fillonte heqjen e ‘shenjave të verifikuara të trashëgimisë’ nga llogaritë që ishin verifikuar përpara se Musk të shpallte sistemin e tij të abonimit vitin e kaluar.

New York Times deklaroi të enjten se nuk do të paguajë 1000 dollarë në muaj që kërkohen nga bizneset, ose nuk do rimbursojë punonjësit e saj për regjistrimin për planin personal të Tëitter prej 8 dollarësh në muaj.

Llogaria @nytimes e New York Times humbi shenjën e saj të shtunën, që do të thotë se postimet e saj nuk do shfaqen më në skedën ‘për ju’ afati kohor i parazgjedhur ku përdoruesit e Twitter shohin përmbajtjen nga llogaritë që ndjekin.

Duke postuar në Twitter të shtunën, Musk sugjeroi se zhdukja e postimeve nga NY Times nuk do ishte humbje e madhe për shumicën e përdoruesve.

“Tragjedia e vërtetë e @NYTimes është se propaganda e tyre nuk është as interesante”, deklaroi miliarderi.

“Gjithashtu, postimet e tyre janë njësoj si diarrejar. Të palexueshme. Ata do kishin shumë më shumë ndjekës të vërtetë nëse do postonin vetëm shkrimet e tyre kryesore”, vazhdoi Musk, duke shtuar se ‘e njëjta gjë vlen për të gjitha botimet’.

New York Times është një nga një sërë gazetash dhe mediash amerikane që kanë braktisur sistemin e verifikimit me pagesë. Shtëpia e Bardhë po kundërshton gjithashtu të paguajë për shenjat blu për stafin e saj, sipas një raporti nga Axios të premten.

Musk bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar, duke premtuar një mori reformash që do të zhbënin politikat e censurës së platformës dhe do e bënin atë një ‘shesh dixhital’ për debat të lirë dhe të hapur.

Ndërsa ai ka rivendosur qindra llogari të ndaluara më parë – duke përfshirë atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump – dhe ka lehtësuar rregullat e moderimit të përmbajtjes së Twitter-it, ai ka luftuar njëkohësisht për të rritur të ardhurat në rënie të platformës.

Pavarësisht se Musk shpërndau abonime me pagesë dhe pushoi rreth tre të katërtat e stafit të Twitter, kompania aktualisht vlen gjysmën e asaj që Musk pagoi për të vitin e kaluar, sipas Wall Street Journal.

Musk është përplasur më parë me New York Times dhe ka pezulluar gazetarin, Ryan Mac, i cili në dhjetor shpërndau informacionit rreth vendndodhjes së miliarderit.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook