Lidhu me ne

Mix

Minecraft, GTA 5, Tetris etj/ 10 videolojërat më të shitura në histori

Industria e lojërave po lulëzon dhe parashikohet të rritet në 320 miliardë dollarë deri në vitin 2026, por çdo vit po sjell evolucione të reja.

Viti 2022 pa publikime masive në lojëra (Elden Ring dhe God of War Ragnarök) dhe media të bazuara në lojëra (filmat Uncharted dhe Sonic the Hedgehog 2).

Në vitin 2023 janë publikuar seriale televizive të bazuara në një lojë, The Last of Us nga HBO, dhe filmi i shumëpritur i Super Mario Bros, i cili do të dalë në prill.

Por cila lojë është më e mira, apo më e suksesshmja? Ky debat mund të mos përfundojë kurrë, por nga raportet e kompanisë dhe të dhënat e shitjeve të grumbulluara nga Wikipedia, grafiku i Samuel Parker-it për videolojërat më të shitura që nga 3 marsi 2023, të paktën mund të na tregojë se cilat prej tyre kanë qenë më të njohurat.

Dhjetë videolojërat më të shitura në histori

Videoloja më e shitur nuk kishte nevojë për buxhete të larta, për rrëfime 60-orëshe, apo për aktorë zëri të famshëm dhe për reklama. Loja e zhvilluar në mënyrë të pavarur (independently-developed, indie) Minecraft, me blloqet e tij të pikseluara, zë vendin e parë në këtë listë.

Minecraft shiti më shumë njësi sesa Grand Theft Auto 5 (#2) dhe Red Dead Redemption 2 (#8), të marra së bashku. Këto lojëra janë të dyja të prodhuara nga gjigandi i industrisë Rockstar.

Popullariteti i tij i jashtëzakonshëm është kredituar për lojën e tij të thjeshtë (pa gola), strukturën krijuese dhe komunitetin e angazhuar dhe krijimet shtesë të veçorive të tjera (të njohura si mods).

Një tjetër favorit i thjeshtë, Tetris, vjen në vendin e tretë, me 100 milionë njësi të shitura nga ri-publikimi i tij në 2006. Mijëvjeçarët (millenials) vazhdojnë të përbëjnë një pjesë të madhe të tregut të video-lojërave demografike, në këtë mënyrë mund të shpjegohen edhe shitjet e Tetris.

Loja më e vjetër, që hyn në listë, është Super Mario Bros. (#7), e ri-vlerësuar me ringjalljen e industrisë së video-lojërave, pas rënies në vitin 1983. Scroller-i origjinal është shitur 58 milionë kopje në mbarë botën.

Titani japonez i videolojërave Nintendo ka tre lojëra (Super Mario Bros., Mario Kart, Wii Sport/Fitness) në top 10 dhe tetë të tjera në 20 më të mirat. Kjo nuk përfshin bashkëpronësinë e tij të Pokémon, media me fitimin më të madh në botë.

/ Visual Capitalist

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook