Lidhu me ne

Mix

Ish-ministri francez Frederic Mitterrand, shkruan biografinë e Brad Pitt: E bëra sepse e dua

Nipi i ish-presidentit të Francës, François Mitterrand, lavdëron cilësitë e Pitt si aktor dhe si burrë, në faqet e biografisë së tij, e cila pritet të dalë më 13 prill, siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”.

Politikani dhe shkrimtari francez ka treguar gjithmonë një interes të veçantë për kinemanë. Në një intervistë që ka dhënë për rrjetin radiofonik francez “Europe 1” për të promovuar librin e tij, ai ka bërë të qartë se ish-bashkëshorti i Angelina Jolie është heroi i tij i vetëm në “ekranin e madh”. Filmi biografik do të mbulojë karrierën e Brad Pitt si aktor me sukseset dhe dështimet e tij, si në jetën e tij private ashtu edhe në film.

“Kam shkruar një libër për Brad Pitt sepse e dua”, thotë politikani francez, duke treguar se do të botohet nga shtëpia botuese “XO”. “Pete është një djalë i vërtetë: seksi, i fortë, aventurier dhe jam i sigurt se do të më mbronte nëse do të kisha nevojë për të. Sepse ai ka edhe dobësitë e burrave të vërtetë që e dinë se sa e vështirë është jeta. Ai ka deklaruar se ka përjetuar periudha të depresionit të rëndë, ashtu si unë. Të shkruash për të është gjithashtu një mënyrë për të ndarë problemet tuaja,” argumenton Mitterrand.

Politikani dhe autori francez thotë gjithashtu se edhe pse ka kërkuar të takohet personalisht me Brad Pitt, ai deri më tani nuk i është përgjigjur kërkesës së tij.

Vlen të theksohet se Frédéric Mitterrand, i cili ishte ministër i Kulturës në kohën e Nicolas Sarkozy, nuk e ka fshehur pasionin e tij për “burrat e bukur”. Në librin e tij, Récréation, botuar dhjetë vjet më parë, ish-ministri tregoi tërheqjen e madhe që ndjente për kolegët e tij të kabinetit dhe djemtë e tyre adoleshentë, si dhe për ambasadorët, yjet e televizionit dhe madje edhe presidentin sirian Bashar al-Assad.

Ish-ministri që ka deklaruar se është homoseksual, tregon gjithashtu se Christine Lagarde, asokohe ministre e financave e Francës, po e tërhiqte nga… xhaketa për ta bërë të ndryshonte sjellje.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook