Lidhu me ne

Mix

Cannes / The Weeknd debuton me serialin ‘The Idol’


Festivali i filmit në Cannes pritet të jetë një ekstravagancë e vërtetë kinematografike këtë vit, ku do të shihet rikthimi i shumëpritur i Wes Andreson në ekranin e madh.

Por, Cannes 2023, do të jetë i veçantë edhe për faktin se për herë të parë në histori, një rekord prej gjashtë regjisoresh gra, do të jenë në garë për Palmën e artë.

Ndërsa, në botën më të gjerë hollivudiane, një pritje e madhe ka qenë ajo e serialit “The Idol”, i cili sheh si ideator dhe protagonist kryesor artistin kanadez Abeal Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd dhe aktoren Lily Rose Depp.

Pikërisht në Cannes, pa të drejtë çmimi, do ta ketë premierën edhe ky serial, për t’u lëshuar më pas në transmetim nga gjigandi mediatik i spektaklit, HBO.

“Asteroid City”, i Wes Anderson, nuk mendohej se do të shfaqej në Cannes, me datën zyrtare të premierës më 16 qershor 2023.

Por, me një kast të jashtëzakonshëm, të përbërë nga yje veterane si Tom Hanks, Edward Norton dhe me sharmin e aktoreve Margot Robbie dhe Scarlett Johansson, “Asteroid City” do të gjejë vendin dhe do të jetë një rival i fuqishëm për Palmën e Artë.

Për më tepër, që Andreson sprovon veten në një zhanër të ri për të, krejtësisht “sci-fi”…vetëm në titull.

Ken Loach rikthehet po ashtu në ekranin e madh me “The Old Oak”, një surprizë sërish për Cannes 2023.

Ndërsa, me interes të jashtëzakonshëm, priten edhe premierat e “Fallen Leaves”, i regjisorit finlandez Aki Kaurimasaki, “Jeunesse”, nga kinezi Wang Bind, si edhe “La Chimera”, nga regjisorja e re italiane, Alice Rohrwacher.

Jashtë konkurrimi ndërkaq, do të jenë edhe dy gjigandë të filmave hollivudianë, ku Harris Ford do të shihet sërish si legjenda e aventurave arkeologjike, Indiana Jones, në “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe regjisori legjendar Martin Scorsese, i cili ka sjellë në jetë filmin “Killers of the Flower Moon”.

Festivali do të zhvillohet prej 16 majit, deri më 27, kur do të shpallen edhe fituesit.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix22 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix22 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix22 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix22 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix22 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix22 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix22 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook