Lidhu me ne

Aktualitet

Ish-ministri i PS Arben Malaj: Edi Rama po drejton me frymë diktatoriale

Malaj

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka rrëfyer mënjanimin e tij nga politika dhe se si ai e sheh qeverisjen e kryeministrit Rama. Malaj tha se largimi i tij nga PS erdhi pas debateve të shumta që kishte me Ramën, edhe pse nuk kishte asgjë personale me të, por kryeministri nuk duron dot kritikën publike.

“Unë jam pensionist aktualisht nga puna si deputet, punoj në mësimdhënie dhe si konsulent privat, por unë shumë mirë mund të jepja eksperiencën time si këshilltar. Unë mendoj se jo vetë Rama po njerëzit rreth tij të trajtojnë si armik”, – tha Malaj në emisionin “Dola te Ola” në News 24. Pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute dhe diçka e tillë sipas Malajt do të ndodhë edhe me Ramën.

“Të gjitha gjërat që ia kam thënë publikisht Ramës. Ia kam thënë paraprakisht në strukturat e Partisë Socialiste, por ai nuk ka reaguar pozitivisht. Më vjen keq që Rama do të ketë një fat tjetër në jetë, se pushteti absolut të korrupton në mënyrë absolute. Në lidership thuhet se edhe nëse nuk e ke mendimin ndryshe duhet ta krijosh, pasi nuk ke se si ta balancosh veten. Për mua Rama ka një pushtet absolut dhe ja kam thënë edhe në sy” – tha ish-ministri që më pas foli si zgjidhen kandidatët e Partisë Socialiste.

Është e trishtueshme për Partinë Socialiste, që ishte partia më liberale, tani ka kaluar në autokraci që gjithçka vendoset nga lart-poshtë. Është e palejueshme që Partia Socialiste të mos ketë filtra dhe kanë ndodhur kaq shumë raste, ku njerëz me CV kriminale të marrin mandate si kryetar bashkie dhe deputet. Nuk ka ndodhur më parë” – tha Malaj.

Ai që pranoi se ka pasur oferta dhe nga parti të tjera në vend, por nuk ka pranuar: “Jo nuk dua ta ndryshoj Partinë Socialiste. Sosyri thotë për parimet unë ndryshoj partinë, por për partinë nuk ndryshoj parimet”. Frika e Malajt është se Partia Socialiste mund të ketë fatin e partisë së PASOK-ut në Greqi.

“Nuk dua që Partia Socialiste të ketë fatin e PASOK-ut, i cili u gërrye nga korrupsioni i brendshëm dhe nga një parti kryesore në politikën greke, arriti të bëhej një parti e nivelit të tretë apo katërt, dhe doli një parti e re që bashkoi të majtën”.

Me tej ish-ministri i Financave shtoi se ndjen keqardhje edhe për frymën diktatoriale që është krijuar nga Rama dhe që të gjithë veprojnë sipas preferencave të tij.

“Njerëzit nuk të mbajnë afër. Nëse aplikon për një projekt, nuk ta japin. Nëse aplikon për një vend pune, nuk të thonë jo, por të lënë në pritje. Rama këtë duhet të kuptojë se ka futur mentalitetin diktatorial. Nuk them që Rama i merr në telefon ata dhe iu thotë “kujdes mos ia jepni Benit këtë”, por janë ata që i servilosen Ramës dhe ndjekin frymën e tij, që atë që nuk e do udhëheqësi nuk duhet ta dojë asnjë tjetër” – tha Malaj.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix3 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix3 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix3 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook