Lidhu me ne

Mix

Pse disa njerëz flasin në gjumë?

gjume

Gati të gjithë kanë një histori personale apo të familjarëve që flasin në gjumë. Megjithëse priret të jetë një dukuri më e zakonshme te fëmijët, ajo mund të vërehet në çdo moshë.

Një studim i viteve të fundit në revistën “Sleep Medicine”, zbuloi se rreth 2/3 e njerëzve përjetojnë të paktën një episod të të folurit në gjumë në moshën madhore.

Po çfarë e shkakton të folurit në gjumë?

Studiuesit nuk e dinë ende arsyen, por studimet që matin aktivitetin e trurit mund të ofrojnë disa të dhëna. Analizat e fundit tregojnë ngjashmëri midis të folurit në gjumë dhe të folurit normal gjatë qëndrimit zgjuar thotë St.Luis.

“Të folurit në gjumë mund të lidhet me konsolidimin e kujtesës, kur truri i fjetur rishikon përvojat për t’i ruajtur më të rëndësishmet në kujtesën afatgjatë. Nga ana tjetër, shkaku i të folurit në gjumë mund të jetë i ndryshëm te fëmijët dhe të rriturit”, thekson Martin.

Të folurit në gjumë dhe sjellje të tjera të pazakonta të gjumit janë shumë më të zakonshme te fëmijët dhe kjo sepse truri i fëmijës synon “të mësojë çfarë të mos bëjë”, thekson Martin.

Po ashtu, mund të lidhet me fazat e zhvillimit të trurit gjatë fëmijërisë. Ndërkaq tek të rriturit, disa kushte dhe rrethana të tjera e bëjnë më të mundshme të folurin në gjumë.

Së pari, kjo dukuri mund të ketë edhe një komponent gjenetik. Sipas një studimi të vitit 2001, të botuar në revistën “Psychiatric Genetics”, ajo mund të trashëgohet në familje.

Gjithashtu, të folurit në gjumë ka qenë i lidhur me apnean obstruktive të gjumit, një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë pauza në frymëmarrje, apo frymëmarrje të cekët gjatë gjumit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore22 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar22 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix22 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix23 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook