Lidhu me ne

Mix

“Quo vadis, Aida?”, filmi më i mirë i kinemasë europiane për vitin 2021!

Një dramë boshnjake e kohës së luftës “Quo Vadis, Aida?”, ka fituar çmimin kryesor, pra është shpallur filmi më i mirë në botë në “European Film Awards” për vitin 2021. Filmi përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë konfliktit ballkanik dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë. Jasmila Žbanić e cila shkroi, prodhoi dhe drejtoi filmin, mori çmimin për regjisoren më të mirë.

Filmi boshnjak mundi një konkurrencë të ashpër në kategorinë e filmave më të mirë. Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë. Aktorja kryesore në film, Jasna Đuričić u shpall aktorja më e mirë. Ndërkaq regjisorja Žbanić u shpreh se:

Kemi përgjegjësi që publikut t’ia ofrojmë të vërtetën, ndoshta është e vërtetë e rëndë, nuk është profitabile, por duhet të kemi tregime komplekse më mënyrë që publiku ynë të jetë i gatshëm për kohëra komplekse që tashmë filluan.

Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në “The Father”, kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Komedia më e mirë u zgjodh “Ninjababy”, me regji të Yngvild Sve Flikke. “Fleet”, me regji nga Jonas Poher Rasmussen, u vlerësua për dokumentarin më të mirë dhe animacionin më të mirë, ndërsa regjisorja daneze Susanne Bier u nderua për kontributin e saj në kinemanë evropiane në mbarë botën. Ngjarja vjetore ishte rreptësisht digjitale vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por organizatorët mundën të organizonin një ceremoni hibride këtë herë.

James Bond mendohet se e “shpëtoi” kinemanë në muajin shtator kur më në fund u publikua “No Time To Die”. Ndërkaq, nëse jeni më të lumtur duke qëndruar në shtëpi me afrimin e netëve të ftohta, nuk mund të mungojnë gjithashtu edhe opsionet e pafundme të filmave të ndryshëm, duke ofruar edhe më shumë arsye për t’u çliruar nga detyrimet sociale. Nga dramat për krimin dhe epikat e fantazisë deri tek western-et e suksesshme, zbuloni në këtë link se cilët janë 15 filmat të cilët do t’ju ndihmojnë dhe do të jenë mënyra më e mirë për të festuar ardhjen e dimrit.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar4 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar4 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet4 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix4 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore5 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore19 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix19 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix19 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix19 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook