Lidhu me ne

Mix

Shefi i Google Sundar Pichai: “Inteligjenca artificiale do kontroll si armët bërthamore…”!

Shefi ekzekutiv i Google Sundar Pichai është shprehur se inteligjenca artificiale mund të rezultojë shumë e dëmshme nëse zhvillohet në mënyrë të gabuar. Po ashtu, ai bëri thirrje për një kuadër rregullator për inteligjencën artificiale, të ngjashme me atë për kontrollin e armëve bërthamore. Kreu i Google thekson gjithashtu se konkurrenca në industrinë e teknologjisë mund të lërë mënjanë shqetësimet për çështjet e sigurisë rreth kësaj çështjeje.

Në një intervistë të dhënë për 60 Minutes në CBS, Pichai tha se qeveritë do të duhet të gjejnë korniza globale rregullatore krahas zhvillimit të sistemeve të inteligjencës artificiale. Muajin e kaluar mijëra ekspertë, studiues dhe mbështetës të inteligjencës artificiale, përfshirë Elon Musk, kërkuan një “pauzë” gjashtëmujore në zhvillimin e teknologjisë së fuqishme të inteligjencës artificiale.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, zotëron kompaninë e inteligjencës artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, DeepMind. Google tashmë ka hedhur në treg një chatbot të inteligjencës artificiale, Bard, në tentativë për t’iu përgjigjur ChatGPT. Pichai thekson se AI mund të shkaktojë probleme për shkak të potencialit për keqinformim.

Kreu i Google ka argumentuar se versioni i teknologjisë së tij të inteligjencës artificiale që tashmë është i disponueshëm për publikun, përmes chatbot-it Bard, është i sigurt. Ai shtoi se Google është e përgjegjshme dhe nuk do të lëshojë versionet e avancuara të Bard për testim me publikun. I pyetur nga gazetari i CBS se përse Google hodhi në treg Bard-in kur nuk e kuptonte plotësisht se si funksionon, Pichai u përgjigj:

Më lejo ta them kështu. Unë nuk mendoj se ne kuptojmë plotësisht sesi funksionon mendja e njeriut.

Pichai pranoi se shoqëria sot nuk duket e gatshme për përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook