Lidhu me ne

Radar

Tony Blair e dinte se bombardimi i Irakut ishte i paligjshëm


Ish-kryeministri britanik Tony Blair urdhëroi bombardimin e Irakut në vitin 1998, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura se një veprim i tillë ishte i paligjshëm, sipas dokumenteve të publikuara. Blair do ndiqte të njëjtin model – duke këmbëngulur se veprimi i paligjshëm ushtarak ishte i ligjshëm – kur Britania e Madhe pushtoi Irakun në 2003.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një fushatë katërditore bombardimi kundër Irakut në dhjetor 1998, pasi presidenti i atëhershëm i SHBA Bill Clinton akuzoi Sadam Huseinin për shkelje të angazhimeve ndaj OKB-së dhe për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Rreth 1,400 ushtarë irakianë u vranë në sulmet në rreth 100 objekte ushtarake.

Në prag të bombardimeve, Blair-it iu tha vazhdimisht nga këshilltarët e tij se përdorimi i forcës kundër Irakut do të ishte i paligjshëm pa një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, sipas dokumenteve nga Arkivi Kombëtar i cituar nga Declassified UK, një medium hetimor që pëqendrohet në agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës të Britanisë.

Prokurori i Përgjithshëm John Morris thuhet se i tha Blair-it në nëntor 1997 se marrja e një deklarate nga Këshilli i Sigurimit do ishte ‘një parakusht thelbësor’ për veprimet ushtarake, ndërsa sekretari privat i Blair, John Holmes, i tha kryeministrit se oficerët britanikë të ligjit dhe sekretari i jashtëm Robin Cook kishin pohuar se kishte një ‘problem serioz në lidhje me përdorimin e forcës nëse Këshilli i Sigurimit nuk deklaron se Iraku është në shkelje të rezolutave të mëparshme’.

Kur oficerët e ligjit kundërshtuan të autorizonin ushtrinë për të hartuar plane për sulmin, Blair thuhet se i shkroi Holmes-it, duke deklaruar se argumenti i tyre ishte ‘jo bindës’.

Bler vazhdimisht merrte paralajmërime gjatë gjithë vitit 1998, pretendonte raporti, me sekretarin privat të Cook që i shkruante Holmes në shkurt për të paralajmëruar se ‘pasojat negative për mbështetjen ndërkombëtare nëse i drejtohemi veprimeve ushtarake pa një rezolutë të re do të ishin serioze’.

Kur Blair njoftoi aksionin ushtarak në Parlament në nëntor, ai deklaroi: “Nuk kam asnjë dyshim se ne kemi autoritetin e duhur ligjor, siç përmbahet në dokumentet e njëpasnjëshme të rezolutës së Këshillit të Sigurimit”. Zyrtarët britanikë pohuan se një rezolutë e vitit 1990 që autorizonte anëtarët e OKB-së për të detyruar ushtrinë e Huseinit të largohej nga Kuvajti, u dha atyre leje të ndërhynin përsëri në Irak, një argument që vetëm SHBA, Japonia dhe Portugalia e mbështetën.

Sipas dokumenteve, Blair e shihte bombardimin në Irak si thelbësore për të ruajtur marrëdhënien e tij të ngushtë me Clinton. Në një takim me këshilltarët në nëntor, ai supozohet se tha se dështimi për të ndërhyrë do shkaktonte ‘dëm ekstrem’ në marrëdhëniet SHBA-MB. Po atë ditë, edhe pse ndihmësit e tij pohuan se ndërhyrja ishte e paligjshme, Blair i tha Klintonit se SHBA ‘mund të llogarisë se do e mbështesim’.

Pesë vjet më vonë, Bler do ta gjente veten në të njëjtën situatë, kur ai pretendoi në mënyrë të rreme se Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë dhe thirri rezolutat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit për të justifikuar pushtimin e Irakut.

Përsëri, Blair u paralajmërua nga prokurori i tij i përgjithshëm se veprimet ushtarake do kundërshtonin ligjin ndërkombëtar dhe përsëri ai vazhdoi pa marrë parasysh.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion

Berisha: Rusmali është kriminel elektoral, ka urrejtje sepse është shkarkuar për korrupsion Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi akuzat ndaj Ilir...

Mix2 orë më herët

Harrison Ford: Mund të kisha qenë prind më i mirë

Në moshën 80-vjeçare, ikona e Hollivudit, Harrison Ford, reflekton mbi mundësinë e tij për të qenë një prind më i...

Mix10 orë më herët

Si të kuptojmë nëse mishi që blejmë është i freskët…

Mishi i freskët në dyqane mund të jetë i vështirë për t’u identifikuar, veçanërisht nëse është i bluar. Megjithatë, ju...

Mix10 orë më herët

Sa është euro sot, po dollari ?!

Këmbimi valutor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera Kursi zyrtar i këmbimit...

Mix10 orë më herët

Bryan Cranston: Do largohem nga aktrimi

Bryan Cranston tashmë mund të imagjinojë se si do të duket jeta në vitin 2026, duke i thënë GQ se ai dhe...

Radar10 orë më herët

Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht...

Radar10 orë më herët

Lëreni të zvarritet këtë!

Në PD-në e vogël me vulë kanë ndodhur ca sherre. Ka hyrë Lulzim Basha me ca të hurit e të...

Mix10 orë më herët

Origjina e masturbimit

Biologët evolucionarë kanë gjurmuar origjinën e masturbimit tek paraardhësit e njeriut dhjetëra miliona vjet më parë. Gjetjet dolën nga ajo...

Kryesore10 orë më herët

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Fotomontazh: Sejamini-Basha Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në...

Mix11 orë më herët

Jennifer Aniston zbulon komplimentin që urren të dëgjojë: Nuk e duroj dot

Jennifer Aniston ka marrë komplimente të panumërta gjatë gjithë karrierës së saj, por së fundmi ka shprehur “neveri” për diçka...

Facebook