Lidhu me ne

Radar

9 anëtarë të familjes Joe Biden nën akuzë për korrupsion

Nëntë anëtarë të familjes Bajden nën akuzë

“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Bajden!”.

Deklarata e presidentit të SHBA-së Xho Bajden vitin e kaluar për një kryebashkiak të Floridës, duket se nuk është thjesht një mburrje. Së fundmi në media është shfaqur një informator i ri nga Shërbimi i  të Ardhurave të Brendshme (IRS).

Gazeta “Wall Street Journal” raportoi se një agjent IRS tha se djali i presidentit Hanter Bajden ka pasur një trajtim preferencial në lidhje me hetimin tatimor që po zhvillohet në rastin e tij. Po ashtu, informatori pretendon se ai ose ajo ka informacione që kundërshtojnë dëshminë e “një të emëruari të lartë politik të Bajden”.

Vetë koha e dërgimit të kësaj letre është domethënëse. Sepse për vite me radhë, komisionet e kontrolluara nga demokratët, bllokuan çdo hetim mbi akuzat për korrupsion dhe shitje të ndikimit nga familja Bajden. Përpara marrjes së pushtetit nga republikanët në Kongresit, ky informator do të kishte pasur shumë pak motivim për të kërkuar mbrojtje nga një komitet që ka një interes të dukshëm për akuza të tilla.

Në fakt, që të dyja partitë e kanë përdorur pushtetin e tyre për të mbrojtur presidentët ose aleatët politikë. Megjithatë, Komisioni i Kongresit për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë, ka zbuluar tashmë një sërë faktesh të reja, të cilat po hedhin dritë mbi atë që mund të jetë një nga përpjekjet më të mëdha të shitjes së ndikimit në histori.

Në këtë fushë duket se familja Bajden gjendet në krye të listës. Kryetari i komisionit Komer zbuloi se dokumentet e reja financiare tregojnë se edhe 6 anëtarë të tjerë të familjes Bajden mund të kenë përfituar nga pagesat e huaja. Kjo e çon në 9 numrin e anëtarëve të familjes Bajden që shfaqen në transaksione apo të dhëna bankare të dyshimta.

Identiteti i tyre dhe pagesat kryesore mbeten ende të paqarta. Por zbulimet në të kaluarën mbi tregtimin e supozuar të ndikimit nga Hanter Biden dhe xhaxhai i tij James kërkojnë një hetim të plotë. Bajden janë mbështetur prej kohësh tek një media që është angazhuar hapur në një mbulim minimal të akuzave për korrupsion mbi familjen presidenciale.

Përpjekja më skandaloze ishte fshehja e historisë së laptopit të Hanter Bajden para zgjedhjeve të vitit 2020. Bajden arritën t’i bindnin mediat kryesore që të heshtnin mbi këtë çështje të sikletshme. Për shumë gazetarë, edhe vetëm pranimi i këtij korrupsioni do të ishte një vetë-akuzë për mungesën e kuriozitetit dhe integritetit të tyre.

Nga ana tjetër, ka pasur një zvarritje të dukshme nga të gjithë ata që ishin zyrtarisht të përfshirë në hetimet ndaj familjes Bajden. Marrim për shembull hetimin e Dejvid Ueis, prokurori amerikan i Delauer. Ai po heton mbi një sërë krimesh të mundshme, përfshirë evazionin fiskal, punën e paligjshme si agjent i huaj, transaksionet e paligjshme të huaja dhe shkelje të tjera.

Shumica nga këto shkelje janë relativisht të lehta për t’u hetuar. Megjithatë hetimi ka ecur me “ritmin e breshkës”. Ka shumë prova se Hanter Bajden punon për kompani të huaja pa u regjistruar si gjë agjent i huaj – një krim që Departamenti i Drejtësisë e përdori lirshëm kundër të pandehurve të tjerë, si për shembull ndaj ish-drejtuesit të fushatës së Trump, Pol Manafort.

Po ashtu, ekzistojnë deklarata qartësisht të rreme të Hanter në lidhje me zotërimin prej tij të një pistolete. E megjithatë, kanë kaluar vite pa asnjë aktakuzë të ngritur nga Ueis apo ndonjë homolog i tij në atë shtet. Njëkohësisht, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrik Garland ka injoruar me vendosmëri nevojën e emërimit të një këshilltari të posaçëm, pavarësisht referencave të përsëritura për presidentin si një përfitues i të ardhurave nga shitja e ndikimit.

Kjo histori ka nxitur me të drejtë shqetësimet, nëse hetimet federale janë duke u manipuluar apo keq-drejtuar. Pretendimi për ndikim politik në IRS, mund të shtojë një element të mundshëm penal që i shtohet akuzave. Seksioni 7212 i Kodit të IRS, cilëson si një krim cilindo që përpiqet përmes korruptimit të “pengojë administrimin e duhur” të këtij procesi.

Nëntë anëtarë të familjes Bajden nën akuzë

Kohët e fundit, Hanter Bajden i bëri thirrje që IRS të hetojë kritikët e tij, dhe potencialisht t’i heqë grupeve statusin e tyre të përjashtuar nga taksat. Përdorimi i IRS për të goditur armiqtë politikë apo për të mbrojtur aleatët politikë, ka qenë prej kohësh një shqetësim për Kongresin. Mbrojtja kundër ndikimit politik u rrit ndjeshëm pas administratës Nikson. Në një nga bisedat e regjistruara nga Zyra Ovale, Nikson i shpjegoi kështu pritshmëritë e tij për komisionerin e ardhshëm të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme:“Unë dua të jem i sigurt që ai është një zyrtar i pamëshirshëm, se do të bëjë atë që i thuhet, se do të më japë çdo deklaratë tatimore që dua të shoh, se do të ndjekë penalisht armiqtë dhe jo miqtë tanë. Është kaq e thjeshtë. Nëse nuk është i tillë, atëherë nuk emërohet në këtë post!”.

Lista famëkeqe e armiqve të Nikson, me qindra të tillë, u dërgua në IRS për veprime konkrete. Por pavarësisht reformave të mëdha në këtë sektor pas largimit të Nikson, akuzat për manipulimin politik të IRS kanë vazhduar. Gjatë administratës së Obamës, ish-zyrtarja e IRS Lois Lerner dhe disa të tjerë u akuzuan se kishin shënjestruar grupet konservatore.

Më vonë Lerner refuzoi të dëshmonte në Kongres. Kohët e fundit, ka pasur shqetësime të ngjashme për shkak të vizitës në shtëpinë e një drejtuesi të IRS të gazetarit Mat Taibi, pikërisht në të njëjtën ditë që ai dëshmoi për përpjekjet për censurim nga ana e administratës Bajden.

Ndjeshmëria e publikut mbi përdorimin e mundshëm të IRS për qëllime politike është shumë e madhe. IRS është e vetmja agjenci federale që kërkon nga çdo qytetar të zbulojë çdo vit informacione mbi të ardhurat dhe shpenzimet familjare. Ndoshta për këtë arsye, IRS ka qenë prej kohësh sipas sondazheve agjencia më pak e popullarizuar.

Hetimi i zgjeruar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit mund t’i bëjë gjërat më të vështira për administratën aktuale. Më herët kam shkruar se si hetimi i Ueis mund të përdoret për të zbutur skandalin e Hanter Bajden, duke artikuluar disa akuza relativisht të kufizuara dhe një marrëveshje të favorshme për pranimin e fajësisë.

Më pas presidenti Bajden dhe media mund të shkojnë në zgjedhjet e 2024-ës, duke thënë se çështja është mbyllur. Më e rëndësishmja, me mbylljen e hetimit, shumica e informacionit të shqyrtuar nga Uesi do të mbetej e pazbuluar. Problemi është se ndërsa vonesa funksionoi në avantazhin e familjes Bajden përpara zgjedhjeve të vitit 2020, mund të funksionojë tani kundër tyre.

Me ndryshimin e balancave në Kongres, komisionet po zbulojnë shumë më tepër informacione. Kohët e fundit, republikanët i bënë presion Sekretares së Thesarit, Xhenet Jellen, për të hequr pengesat e vjetra për zbulimin e raporteve të dyshimta të aktivitetit (SAR) në lidhje me Hanter Bajden.

Përpjekja më e fundit nga demokratët është se shitja e ndikimit është e ligjshme. Kjo është teknikisht e vërtetë, por mjetet e përdorura për shitjen e ndikimit mund të rezultojnë shpeshherë kriminale, përfshirë deklaratat e rreme për hetuesit. Megjithatë, pavarësisht nëse ky është apo jo një krim, me siguri është një formë e korrupsionit.

Ne duhet të duam të dimë nëse familja Bajden ka marrë miliona dollarë nga burime të huaja për të ndikuar në politikat ose prioritetet tona kombëtare. Partia Demokratike e ka përqafuar tashmë censurën. Por nuk duhet që të përqafojë korrupsionin.

Shënim: Jonathan Turley, profesor i ligjit të interesit publik në Universitetin Xhorxh Uashington dhe një avokat penalist.

/ “Fox News” 

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar18 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar18 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet18 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix19 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore19 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook