Lidhu me ne

Mix

Cristiano Ronaldo është lodhur nga Georgina Rodriguez: Ajo mendon se është në të njëjtin nivel me të

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shprehin dashuri të pakushtëzuar për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por në fakt në shumë media botërore prej muajsh thuhet se lidhja e tyre është në krizë. Kështu, shenjat e një krize mes ish-lojtarit të Real Madridit dhe Georgina Rodriguez janë të qarta sipas programit televiziv portugez ‘Noite das Estrelas’, në kanalin CMTV. Në këtë program dhe në disa media të tjera portugeze, ata tregojnë se Cristiano është “lodhur” nga qëndrimi i nga Georgina Rodriguez, të cilin e cilësojnë si “larg realitetit, të detyruar dhe joserioz”.

“Sjellja e fundit e Ronaldos tregon dy gjëra: që jeta e tij personale nuk është në një moment lumturie dhe se sa më shumë distancohet nga nëna e tij, Dolores Aveiro, aq më pak i duruar është. Dhe të gjithë e dimë pse ai është gjithnjë e më i largët nga e ëma, familja”, tha psikologu Quintino për gjestin aspak të hijshëm që ylli i futbollit bëri në fushë pak ditë më parë, ku preku organet gjenitale si një përgjigje ndaj fansave të skuadrës kundërshtare.

Ndërkohë gazetari Daniel Nascimento gjatë programit spanjoll, shtoi: “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina i kalon ditët e saj në një qendër tregtare në Riad. Ajo thjesht shpenzon dhe shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelin e Cristianos. Ajo e vendos veten në piedestal dhe atij nuk i pëlqen fare një gjë e tillë”.

 “E kam thënë prej muajsh. Ata nuk po shkojnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen. Realiteti është se CR7 është lodhur me të. Ky është realiteti. Unë ende them që nuk do të ketë dasmë”, tha një nga drejtuesit e talk shoë’, Leo Caeiro.

Në program kishte edhe një zë që mbronte modelen, ishte Filipa Kastro, shoqja e Cristiano-s, “Mund të pohoj nga një burim 100 për qind i besueshëm se si gjithmonë po ecin shumë mirë. Kjo janë thjesht thashetheme të sajuara nga njerëz që nuk e durojnë Gio. Ata janë një çift që kanë dashuri”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook