Lidhu me ne

Mix

Një Citroën i vjetër që kushton sa një Ferrari

Që kur u prezantua për herë të parë në Sallonin e Automobilëve në Paris, në vitin 1948, Citroën 2CV pati sukses të menjëhershëm. Arsyet ishin 4: thjeshtësia ekstreme, çmimi shumë ekonomik, dizajni ndryshe dhe aftësia për të ecur në terrene të vështira.

Tashmë, një makinë e tillë, me vetëm 932 kilometra të përshkuara, ka dalë në shitje nga Andreas Wüest AG, që zakonisht shet makina luksoze. Bëhet fjalë për një makinë të prodhuar në vitin 1990, që është edhe viti i fundit i prodhimit të Citroën 2CV. Me shumë mundësi, pronari i saj e ka blerë vetëm për koleksion dhe në fakt e ka pëdorur jashtëzakonisht shumë pak.

Por, mund të ketë qenë edhe një makinë që është përdorur për një farë kohe dhe më pas pronari e ka rikonstruktuar tërësisht. Në fakt, një Citroën 2CV mund të ribëhet fund e krye, nga bulloni i parë e deri te i fundit, falë disa qendrave të specializuara që shesin absolutisht të gjitha pjesët. Edhe pse pjesët nuk janë të shtrenjta si ato të makinave luksoze, ai që dëshiron ta rindërtojë makinën tërësisht, duhet të shpenzojë rreth 40 000 euro, duke përfshirë montimin dhe lyerjen.

Që do të thotë se një Citroën 2CV, me dy kuaj fuqi, mund të kushtojë sa një Ferrari Mondial T, që ka plot 300 kuaj fuqi.

Shitësi nuk ka bërë publik çmim, por me siguri që të paktë janë ata që mund ta përballojnë një makinë koleksioni të tillë.

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore13 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook