Lidhu me ne

Mix

Interneti dhe ndikimi i tij në shëndetin mendor

Rritet përdorimi i internetit në 2022, për e-mail e lexim lajmesh online; shtohen dhe blerjet online dhe e-qeverisja

Zgjerimi me shpejtësi i internetit vitet e fundit në Shqipëri, shtrirja dhe përdorimi i tij nga individë, shërbimet sociale, institucionet shtetërore, bizneset dhe familjet, kanë ndikuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, bazuar në Anketën e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit për vitin 2022, tregojnë se rreth 83% e popullsisë, nga mosha 16-74 vjeç, janë përdorues të internetit dhe se 91,6% prej tyre e përdorin internetin disa herë gjatë ditës.

Kjo shtrirje e gjerë e internetit, sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi, përveç anëve pozitive në zgjerimin e komunikimit dhe informacionit, po shfaq në disa raste pasoja fizike dhe mendore, sidomos tek adoleshentët, që janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe rrjeteve sociale.

“Sjell pasoja të shëndetit mendor pasi këta njerëz bëhen shumë të izoluar dhe, nganjëherë, ata marrin mesazhe të gabuara nga disa video-lojra, ku ata tentojnë t’i aplikojnë në jetën e tyre reale. Bëhen fëmijë të dhunshëm, njerëz të izoluar dhe, është masiv krijimi i miqve online, ndërkohë që miqtë fizikë, kontakti fizik, kontakti social, po shkojnë gjithnjë duke u izoluar, paksuar dhe njerëzit bëhen gjithnjë e më shumë autikë”, thotë ai.

Varësia nga interneti dhe përdorimi i internetit të pasigurtë nga fëmijët dhe adoleshentët, sipas mjekut Preçi lë pasoja për shëndetin mendor.

“Ndoshta ne si shoqëri kemi një defekt, kemi shumë raste kur prindërit shikojnë televizor bashkë më femijët, shikojnë filma serial, ose përfshihen në video-lojra bashkë me fëmijët. Dhe kjo përbën njëlloj infeksioni, një epidemi sociale ku ky brez i ri rritet me një ndikim mjaft negativ nga mesazhet apo informacionet që merr, të cilat janë edhe të pakontrolluara dhe të pashëndetshme për shëndetin e tij mendor”, thotë mjeku Preçi.

Ndërkohë, psikologët shprehen se përmes internetit, një pjesë e të rinjve po krijojnë modele të rrejshme, që bien ndesh me realitetin dhe që i shtyjnë ata drejt dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit.

“Grupe adoleshentësh, përmes tendencave që kanë për të kriju identitetin e tyre duke shtypur dhe shkelur një pjesë që është më e dobët, ata sulmojnë fëmijë të caktuar apo grupe të caktuara, përmes sulmeve kibernetike, përmes profileve fallco ose me profilet e tyre, që tek viktimat kanë pasoja shumë të rënda”.

Në Shqipëri, rreth 5% e krimeve kryhen nga të miturit. Gjatë vitit të kaluar rreth 1600 të mitur u përfshinë në 1470 vepra penale, një pjesë e të cilave me ndikim nga interneti apo rrjetet sociale.

Koordinatori i Urdhërit të Punonjësit Social, Suad Arilla, thotë se gjithnjë e më të shpeshta po bëhen rastet e vjedhjes së profileve apo kërcënimet përmes facebook-ut apo tik tokut, gjë që sipas tij, shoqërohet me pasoja.

“Kemi pasur disa herë raste ku të rinjtë, për shkak të rasteve që kanë pasur në internet me personat që i kanë ngacmuar apo vjedhur materialet e tyre në mënyrë të padëshirueshme, këto persona kanë kaluar edhe në probleme të shëndetit të tyre emocional”, thotë ai.

Keqpërdorimi i internetit dhe rrjeteve sociale janë një kosto jo vetëm për individin, por edhe familjen dhe komunitetin. Ndaj specialistët këshillojnë më shumë vëmendje, sidomos nga prindërit.

“Interneti tashmë është bërë pjesë e shoqërisë tonë. Prindërit nuk kanë detyrë për ta ndaluar apo frenuar këtë ndërlidhje që ka i riu me internetin. Por, është shumë e nevojshme që ta shoqërojnë dhe të jetë mbështetës dhe mbikqyrës në të njëjtën kohë të marrëdhënies që ka fëmija me internetin”.

Ndërkohë që në Shqipëri po zgjerohet me shpejtësi rrjeti i përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale, ekspertët këshillojnë përmirësimin e legjislacionit për të parandaluar krimet përmes internetit dhe për të mbrojtur shëndetin mendor nga përdoruesit e tij.

/voa/

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook