Lidhu me ne

Kioske

Miti i rremë i cigares së padëmshme

Is vaping bad for you?

Në vitin 2013, cigarja elektronike ishte një risi. Shpikja e re detyroi një grup studiuesish të mblidheshin për të analizuar efektet e saj. Një vit më vonë, konkluzioni ishte se cigaret elektronike bënin dëm vetëm sa 4% e cigareve me duhan.

Megjithatë, autorët pranuan se “kuptimi i tyre i rreziqeve të mundshme” të cigareve elektronike ishte “në një fazë shumë të hershme” sepse atyre u mungonin “prova të forta për dëmet e shumicës së produkteve në shumicën e kritereve” që ata ekzaminuan.

Me fjalë të tjera, ata pranuan se puna e tyre ishte metodologjikisht e dobët dhe vlerësimet e tyre ishin pikërisht supozime të bazuara në opinionet e tyre dhe jo në prova shkencore.

Një nga ato supozime vijoi të mbetet përgjatë viteve që pasuan duke u cituar më shpesh se të gjitha të tjerat sa herë flitet për cigaren elektronike: cigaret elektronike janë 95% më pak të dëmshme se cigaret e duhanitProblemi është se konkluzioni është i gabuar.

Një vit më pas, pra në 2015, Shëndeti Publik në Angli e përdori këtë shifër në një rishikim që i bëri produktit. Kjo shkaktoi shumë reagime nga ekspertët. Një editorial në revistën mjekësore The Lancet e etiketoi studimin e vitit 2014 “një themel jashtëzakonisht i dobët” mbi të cilin bazohej përfundimi kryesor i rishikimit të Shëndetit Publik në Angli.

Editoriali i Lancet për studimin e Institutit të Shëndetit Publik në Angli thekson se ky i fundit e përdori vlerësimin, pavarësisht se ai bazohej në “mendimet e një grupi të vogël individësh pa ekspertizë të paracaktuar në kontrollin e duhanit” dhe “një mungesë pothuajse totale provash”.

Editoriali i vitit 2015 ngriti gjithashtu shqetësime për konfliktin e interesit, duke vënë në dukje se disa studiues kishin lidhje me Big Tobacco. Këto konflikte u përshkruan më tej në British Medical Journal në shtator dhe nëntor.

Pavarësisht kësaj, shifra 95% mbeti në komunikimet e Shëndetit Publik në Angli. Ndërkohë, ishte përhapur edhe në reklamat e cigareve elektronike.

Deri në vitin 2020, supozimi ishte bërë një “faktoid”: informacioni jo i besueshëm që përsëritet aq shpesh sa bëhet i pranuar si fakt. Megjithatë, duke pasur parasysh dëshmitë në rritje të dëmeve që lidhen me përdorimin e cigareve elektronike, faktoidi ishte edhe më pak i vlefshëm shtatë vjet më vonë.

Industria dhe aleatët e saj kanë qenë aq efektive në publikimin e këtij supozimi joshkencor edhe në Australi. Në parashtrimet e bëra në Hetimin e Senatit të Australisë 2020 për Reduktimin e Dëmit të Duhanit, organet e industrisë dhe aleatët u mbështetën shumë te faktoidi në argumentet e tyre për legalizimin e cigareve elektronike.

Edhe pse ky faktoid është “rrëzuar”, ai vazhdon të ndikojë në të menduarit e njerëzve. Studiuesit e keqinformimit i referohen kësaj si efekti i ndikimit të vazhdueshëm: pasi të jetë përhapur, është jashtëzakonisht e vështirë të largohet.

Si një statistikë e tretshme, që tërheq vëmendjen, qarkullon në media dhe përsëritet vazhdimisht. Dhe për shkak se ne kemi më shumë gjasa të besojmë informacionin e rremë kur ai përsëritet shumë herë (efekti i së vërtetës iluzore), keqinformimi bëhet “i vërtetë”, edhe pasi na është thënë se është i rremë.

/ The Conversation /

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook