Lidhu me ne

Mix

Horoskopi mujor: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Horoskopi i muajit maj: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Nga PAOLO FOX

BINJAKËT: Maji është muaji në të cilin Dielli hyn në shenjën tuaj të zodiakut, duke filluar nga data 21. Një periudhë që më së shumti do të karakterizohet nga  ndryshimet dhe transformimet. Debate shumë frytdhënëse në lidhje me punën dhe propozimet profesionale në datat 11, 12, 16 dhe 25. Gjithsesi, nuk shohim ndonjë entuziazëm të madh nga ana juaj. Gjithçka po ndërmerrni këtë periudhë shoqërohet  me mungesë sigurie. Lajme të tjera do të merrni edhe në datën 20 kur Marsi nis një kalim të rëndësishëm. Kjo është arsyeja pse ka gjasa që nga 22 në 31 të keni burimet më të mira për t’u shfrytëzuar. Nga ana financiare është normale që keni  ende probleme. Ata që kanë marrë hipotekë apo duhet të respektojnë angazhimet afatgjata, duhet t’i bëjnë llogaritë. Të lindurit në fund të majit do të përballen me probleme financiare, vonesa dhe debate me shefat dhe kolegët.

Me këto yje në fushën e ndjenjave, edhe ata që sapo janë ndarë do të kenë mundësitë e tyre. Marrëdhëniet që lindin në këtë muaj janë intriguese, edhe sepse Afërdita do të qëndrojë në shenjë deri të dielën të datës 7. Ata që kanë mbyllur një lidhje së fundmi, tani ndihen më të lirë. Mund të bëjnë zgjedhje pa u ndikuar nga të tjerët. Kjo qetësi e sapogjetur në fushën e ndjenjave mund të shndërrohet  në një dëshirë për të zgjeruar familjen ose për të krijuar një të tillë. Megjithatë, çiftet që duan të martohen ose të jetojnë së bashku, mund të përballen me disa vonesa ose me një situatë ende jo të sigurt ekonomike. Bëni kujdes të shtunën më 27 dhe të dielën 28, data kur mund të debatoni me familjarët. 

Është një muaj interesant, veçanërisht nëse duhet të filloni një terapi që synon mirëqenien; yjet ndihmojnë nga e shtuna e datës 20, dhe me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj të horoskopit, nëntë ditët e fundit të muajit do të jenë shumë të rëndësishme. Problemi është stresi, një farë nervozizmi që shtohet sa herë që mendoni për të ardhmen. Ju këshilloj të jetoni në të tashmen dhe të shijoni gjërat që keni.

Horoskopi i muajit maj: BINJAKËT dhe GAFORRJA

GAFORRJA: Ky është muaji kur do të merrni përgjigje konkrete. Keni thuajse një vit që po pësoni një transformim të madh. Prej datës 16, Jupiteri do të favorizojë shenjën tuaj, por edhe Mërkuri po ashtu është në aspekt të mirë. Yjet janë të favorshëm për ata që punojnë me kohë të pjesshme. Në fushën profesionale, karriera juaj është në lulëzim e sipër. Kush ka një biznes, do të bjerë në kontakt me një klient të rëndësishëm. Të gjithë ata që duan të diplomohen para shtatorit, të përveshin mëngët se ky është sezoni i duhur. Edhe drejtuesit do të jenë në avantazh. Do ta kenë më të lehtë organizimin e punës. Lëreni pas të kaluarën dhe shfrytëzoni çdo ditë. Gjysma e parë e majit do të jetë më e suksesshme.

Ka nga ata që kanë menduar se ishin më mirë vetëm. Disa marrëdhënie sentimentale janë krijuar ose u është dashur të përballen me një moment krize të rëndë. Maji sjell perspektiva të mira për të gjithë, madje edhe për ata që nuk besojnë te dashuria.  Ata që jetojnë një marrëdhënie që ka baza të shëndosha, do të jenë në gjendje të rikuperojnë emocionet dhe buzëqeshjet. Duhet t’u thoni “jo” marrëdhënieve që cenojnë lirinë tuaj. Takime të reja për beqarët. Ata që duan të bashkëjetojnë, të zyrtarizojnë një lidhje ose të kenë një fëmijë, gjithçka do të shkojë si jo më mirë gjatë muajve të ardhshëm. Është e vërtetë që do të jeni shumë të zënë me punë, por ju sugjeroj të shikoni përreth, të zini miq në rrjetet sociale.

Fundi i muajit do t’i kushtohet rikuperimit të gjendjes fizike. Fakti që Jupiteri është i favorshëm, sërish miqësor me Saturnin dhe Venusi në shenjë tuaj, sjell vetëm më shumë energji dhe dëshirë për të kompensuar kohën e humbur. Mendoni pozitivisht!

Horoskopi i muajit maj: BINJAKËT dhe GAFORRJA

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook