Lidhu me ne

Mix

Dëshira për t’u dukur të pasur, po ju lë të varfër

Fiksimi për t'u dukur të pasur, po ju lë të varfër

Një video në YouTube që paralajmëron kundër blerjes së markave të shtrenjta është bërë virale.
Cara Nicole, një YouTuber që krijon content për paratë, median dhe jetesën e qëllimshme, ndau mendimet e saj se si markat e shtrenjta luksoze synojnë të varfërit dhe jo të pasurit në një video të publikuar më 11 janar.

Videoja e titulluar “Si markat e stilistëve ju mbajnë të varfër”, u ripostua së fundmi në Reddit, ku u bë virale, duke marrë mbi 24,200 pëlqime dhe më shumë se 4,800 komente. Videoja e Nicole në YouTube tani ka mbi 623,000 shikime dhe 16,000 pëlqime.

Në videon e saj, Nicole argumenton se njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha parash për markat e stilistëve për shkak të mënyrës se si ata duan të perceptohen nga të tjerët rreth tyre.

“Ne kërkojmë statusin social që nga ajo që veshim, ku shkojmë në shkollë e deri te çantat që mbajmë. Ne duam të perceptohemi si me status të lartë, veçanërisht me status më të lartë se ata që na rrethojnë. … Bota e brandeve të stilistëve, nga Louis Vuitton te Rolex , është ajo ku statusi social arrihet thjesht përmes konsumit dhe shpenzimeve. Është një sistem që lehtë mund t’ju mbajë të varfër nëse nuk jeni të kujdesshëm”, thotë ajo.

Nicole shpjegon se pavarësisht çmimeve më të larta, këto marka të stilistëve synojnë më shumë të varfërit, ose “njerëzit që duan të duken të pasur”, sesa të pasurit aktual.

YouTuber-ja më pas liston disa të pasur që kanë patur paraqitje të thjeshta në publik, duke përfshirë Bill Gates, Melinda Gates, Mackenzie Scott, Melanie Perkins, Mark Zuckerberg, Whitney Wolfe Herd dhe Steve Jobs.
Ajo gjithashtu vë në dukje se ndërsa shumë të famshëm shfaqin markat e stilistëve në kamera, shumica e bëjnë këtë vetëm për qëllime marketingu të organizuara nga markat e modës, si ambasadorë.

Në këmbim, të njëjtët të famshëm paguhen ose kompensohen me artikuj falas nga brandet.

“Për shkak të gjithë kësaj, ekziston ky iluzion që artikujt e markave të stilistëve barazojnë pasurinë,” thotë Nicole. “Kjo ushqen direkt në dëshirën tonë psikologjike për t’u përshtatur dhe për të qenë pjesë e një klubi ekskluziv.”

Një tjetër pikë që Nicole diskuton në videon e saj është fenomeni i quajtur “Efekti i gruas së bukur,” në të cilën shitësit me vetëdije sillen të vrazhdë dhe mospërfillës ndaj blerësve për të shkaktuar një reagim që i bën ata të duan të blejnë artikuj të markës luksoze për të treguar se mund t’i përballojnë ato.

Për ata që e shohin blerjen e artikujve të markave luksoze si një formë investimi, Nicole sugjeron se është më mirë t’i vendosni ato para në lloje të tjera investimesh, për një fitim më të besueshëm.

“Paratë janë kohë dhe mendoj se është gjithmonë një ide e mirë të reflektojmë se si po i shpenzojmë të dyja”, përfundon ajo.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook